Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Kjo nuk zhvlerëson asnjë qytetar të sinqertë që proteston. Por, unë kam detyrë të bëj dallimin midis qytetarit që kujdeset për natyrën dhe fabrikave të histerisë që kërkojnë ta përdorin Shqipërinë si skenë për betejat e tyre.

 isteria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.Prej më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë po protestojnë çdo ditë në Tiranë kundër ndërtimit të një resorti luksoz në jug të vendit, pranë një zone të mbrojtur, të lidhur me kompaninë e Jared Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump dhe dhëndrit të Donald Trump.Demonstratat u shndërruan shpejt në protesta kundër qeverisë socialiste të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.“Në fillim, më kujtuan protestat studentore të vitit 2018: njerëz të ndryshëm, motivime të ndryshme, shqetësime të sinqerta dhe një mesazh që e mora seriozisht. Dëgjova dhe vazhdoj ta dëgjoj”, thotë Rama.

NOA

A ka ndryshuar protesta tani?

Rama: Ndërsa javët kanë kaluar, natyra e protestës ka ndryshuar. Sot, nuk është më vetëm një shqetësim qytetar për mjedisin. Është gjithashtu një protestë politike, e udhëhequr nga një koalicion partish opozitare, aktorësh politikë dhe rrjetesh nga jashtë vendit, të cilët kanë një qëllim të përbashkët: të sulmojnë qeverinë. Dhe këtu ka edhe një dimension global.

Pse po i reziston idesë së një bllokade? A keni frikë nga administrata amerikane?

Rama: Jo. Nuk kam frikë nga administrata amerikane, as nga mediet sociale, as nga turma. Kam përgjegjësi ndaj Shqipërisë. Kriteri nuk do të jetë emri i investitorit, as zhurma globale pro ose kundër Trump. Kriteri do të jetë një, a i përmbush projekti standardet ligjore, mjedisore, arkitekturore dhe strategjike që meriton Shqipëria evropiane? Nëse po, vazhdon. Nëse jo, nuk e bën dhe pikë.

Keni përdorur gjuhë fyese ndaj protestuesve. Ky nuk është një reagim normal…

Rama: Nëse diçka që thashë ka lënduar njerëz të sinqertë që protestojnë nga shqetësimi për natyrën, jam plotësisht i lirë të them se më vjen keq. Por, nuk pranoj barazimin e qytetarëve të sinqertë me fabrikat e shpifjes, propagandën politike, llogaritë anonime, shpifësit, kërcënimet dhe histerikët. Unë flas me të parët dhe angazhohem me të dytët.

 

Përmendët ndërhyrjen e huaj. A keni ndonjë provë?

Rama: Po flas për ndërhyrje dixhitale, jo për qytetarë që dalin në rrugë. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Kemi parë amplifikim artificial nga jashtë, përdorim masiv të VPN-ve, llogari anonime, platforma të lidhura me ekosisteme propagande dhe aktorë keqdashës. Institucionet do të lëshojnë raportin e tyre. Por dua të jem i qartë, ndërhyrja e huaj nuk i zhvlerëson protestat e qytetarëve të sinqertë. Ajo vetëm tregon se shqetësimet e tyre po përdoren nga të tjerët për qëllime të tjera.