Aksidentohet makina e policisë, plagosen dy policë dhe një qytetare

395
Sigal

Një makinë policie është përplasur me një mjet tjetër ditën e sotme tek “kryqëzimi i Bërxullit” në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy punonjës policie dhe pasagjerja e automjetit tjetër.

Policia njofton se të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjerja në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.