Kryemadhi:LSI do përdor vullnetin politik për t’i dhënë hapsira të rinjve dhe biznesit

150
Sigal

Vetëm vullnet politik duhet, asgjë tjetër. Dëshirën e mirë, që të mendojmë për komunitetin në shumicë, mendoj se kjo gjë vlerësohet. Unë e kam vlerësuar Floidën dhe Kejdin, sepse të dyja kishin mundësi të largoheshin, për të ikur me studime jashtë shtetit, apo për të bërë pasuniversitaren. Por qëndruan këtu. Sepse është ndryshe të mbarosh Universitetin e Tiranës dhe ndryshe të mbarosh një universitet me emër, për shkak të pozicioneve që ata kanë. Ajo që unë kam vlerësuar dhe shpresoj që jo vetëm LSI por edhe qytetarët do ta përkthejë në votë është që gjatë gjithë kohës që kanë qenë gjimnaziste, studente, kanë luftuar, kanë realizuar disa gjëra që kanë qenë të domosdoshme për të rinjtë. Pavarësisht se në media janë të pakapshme sepse njerëzit fokusohen tek skupet politike, tek memet, sepse kështu e kemi kthyer politikën. Ligji për vullnetarizmin që është miratuar në parlament me propozimet e gocave tona. Na votuan kundra herën e parë sepse donin të vazhdonin të merrnin projekte nga BE, por nuk donin që çdo punë vullnetare të konsiderohej eksperiencë, por sa të rinj dhe të reja ka që punojnë në institucione ndërkombëtare, apo shoqata vullnetare me vite të tëra dhe nuk u quhet eksperiencë pune. Kjo zvarritej për vite të tëra vetëm që të merrej një projekt 300 mijë dollarësh nga BE nga Ministria e Punës dhe marr 3-4 veta që e kundërshtonin dhe nervozoheshin kur e diskutonim me Floidën dhe Kejdin. Kur u bë protesta e studentëve, e vetmja iniciativë ligjore ishte propozimet për 2 amendamentet për ndryshimin e buxhetit dhe nuk i futën. Ne duam të identifikojmë të mirat me individë dhe problematikat me popullin, jo. Nuk i krijon populli, nuk i krijon problematikat të rintë. Jo problematikat i krijojnë individët që kërkojnë të uzurpojnë politikën, pushtetin dhe kush janë viktimat në këtë rast? Është masa e gjerë.
Ti Kristi kur të mbarosh shkollën do ta kesh të vështirë për tu kthyer sepse prindërit e tu kanë investuar që ti të shkolloheshe atje. Dhe problemi është se Kristi do të thotë ku do kthehem atje? Unë besoj se kur Kristi të mbarojë vitin e fundit Shqipëria do të ketë hapësira pa fund, sepse krijimi i një klime të re biznesi do të sjellë investime pa fund, që do të sjellë investitorë të huaj që do të kërkojë profesionistë të rinj. Një nga problemet është largimi i të rinjve, i profesionistëve. Të huajt do të kërkojnë profesionistë të rritur profesionalisht. Të rinjtë janë larguar për shkak të mos pagimit dhe mungesës së hapësira të punës. Jo vetëm të huajt, por ka shumë shqiptarë që jetojnë në SHBA, Angli që duan të investojnë këtu, por nuk e gjejnë hapësirën. Sepse me thënë të vërtetën jemi një vendi i bekuar nga Zoti.