7 gjërat që prindërit dhe gjyshërit nuk duhet t’i bëjnë me fëmijët

15
Sigal

Ndoshta ne të gjithë pajtohemi në idenë se aftësitë tona të prindërimit janë më të mirat dhe ne po bëjmë sa mundemi për më të vegjëlit e shtëpisë apo jo? Fëmijët nuk rriten me manuale të gatshme prindërimi, pasi i gjithë procesi është “mëso dhe përmirësohu”. Si prindër apo si gjyshër, ju i doni me gjithë zemër fëmijët, por a e dini se edhe më të mirët bëjnë gabime herë pas here?

Në rast se doni fjalën e psikologëve të fëmijëve, ata thonë se ka disa gjëra që në fakt nuk duhet t’i bëni më me fëmijët, nëse doni që të atë të fitojnë aftësi të reja në përputhje me rrethanat dhe të papriturat që sjellë jeta.

#1 Mos përdorni shumë pajisje teknologjike

Sipas psikologes Roseann Capanna-Hodge, mbajtja për një kohë të gjatë e pajisjeve digjitale pengon  zhvillimin social, emocional dhe atë njohës të fëmijës. Kur gjyshërit vendosin nipin/mbesën para një pajisjeje për ta argëtuar, si fëmija ashtu edhe gjyshi/gjyshja humbasin kohën e rëndësishme të lidhjes me njëri-tjetrin.

#2 Mos flisni shumë

Jo gjithçka duhet të jetë një mësim jete! Bëni komente si gjyshër apo prindër, shfaqni kuriozitet, bisedoni sepse vetëm kështu arrini në një diskutim të shëndetshëm.

#3 Mos dështoni në modelet e respektit

Fëmijët mësojnë se si të ndërveprojnë me të tjerët duke parë të rriturit përreth tyre dhe ndonjëherë, konfliktet e pazgjidhura mund të shfaqen para fëmijëve ose nipërve. Respekti mbi gjithçka.

#4 Mos nënvlerësoni ndjenjat

Kurrë mos i neglizhoni ndjenjat e fëmijëve, duke u përpjekur t’i manipuloni apo fshihni ato. Fëmijët kuptojnë gjithçka.

#5 Mos ngrini zërin

Mos ngrini zërin, mos bërtisni për t’u tërhequr vëmendjen, pasi ky gjest sjell vetëm frikë dhe ankth te fëmijët.

# 6 Mikromenaxhimi

Lejoni fëmijët të eksperimentojnë dhe të dështojnë. Të gjitha këto janë pjesë e jetës, ndaj mos hezitoni t’i praktikoni sa më shumë.

#7 Mos e përdorni fajin si arsye

Faji nuk është kurrë mënyra e duhur për ta bërë një fëmijë të sillet më mirë. Përpjekja për të kontrolluar sjelljen përmes fajit mund të çojë në ndjesi pavlefshmërie dhe mungesë vetëbesimi. Ndaj, vendosni kufij, por mos e përdorni fajin si motiv.