Kryemadhi në SHBA, takohet me profesor Daniel Serwer: Një bisedë e frytshme, me ide të qarta, si vendi mund të dalë nga kriza

481
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ndodhet ne Washington në një vizitë pune.

Ajo është e ftuar në Mbledhjen Vjetore të “US Association of Former Members of Congress”.

Në një postim në faqen e saj në facebook ajo njofton takimin që ka zhvilluar në Washington me profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins

Ja postimi i saj i plotë

Pata kënaqësinë të takoja në Washington profesor Daniel Serwer të Qendrës për Çështjet Transatlantike, në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare, Johns Hokpins. ( https://www.sais-jhu.edu/daniel-serëer)

Diskutuam dhe bashkëbiseduam për problematika nga më të ndryshmet parë nga këndvështrime shumë interesante. Debatuam dhe pamë Amerikën me sytë e Daniel Serwer, ashtu si edhe ai pa Shqipërinë me sytë tanë.

Një bisedë e frytshme, me ide të qarta, si vendi mund të dalë nga kriza dhe të kthehet sërish në shtëpi për të gjithë shqiptarët.

Image