Joseph Daul: Kërkohet dialog i ndershëm politik

458
Sigal

Joseph Daul: Palët duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik

Presidenti i Partive Popullore Europiane, PPE Joseph Daul ka reaguar pas protestave të opozitës së bashkuar në Shqipëri. Daul përmes një statusi në “Twitter” shprehet se dënon dhunën në protesta, kurse shton se palët duhet të ulen në tryezë bisedimi për dialog të ndershëm politik, duke lënë të kutphet, se deri tani, dialoget për të cilat bëjnë fjalë, nuk e kanë ndershmërinë politike. Reagimi i presidentit të PPE Joseph Daul: Dënojmë fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të qëndrojnë larg çdo lloj dhune.