Bashkëqeverisja, PD dhe LSI firmosin nesër paktin politik

190
Sigal

Dy drejtuesit e partive opozitës, Lulzim Basha i PD-së dhe Monika Kryemadhi e LSI do të firmosin nesër në 10:00  marrëveshjen e tyre politike të bashkëpunimit për zgjedhjet e 25 prillit.

PD dhe LSI nuk janë pjesë e një koalicioni dhe kjo skemë e daljes më vetë është realizuar me qëllimin për të thithur sa më shumë vota. Marrëveshja do të firmoset në një prej hoteleve luksoze të Tiranës dhe jo në njërën prej selive të partive. Mësohet se në 10 qarqe, LSI-ja do të ketë listën e saj të kandidatëve, ndërsa në dy prej tyre mund të dilet me kandidatë të përbashkët.

Qarqet e Kukësit dhe të Dibrës mendohet se mund të jenë ato ku PD dhe LSI mund të ketë kandidatë të përbashkët, normalisht duke i përfshirë në listat e demokratëve, ose duke dalë me një listë të vetme.

Nuk dihet nëse marrëveshja do të jetë me zgjedhur, duke nënkuptuar edhe mirëkuptimin për bashkëqeverisje, ndarjen e posteve ministrore, por kjo mund të zbulohet në ditët e ardhshme. LSI-ja ka pranuar që nëse opozita fiton kandidati për kryeministër është kryedemokrati Lulzim Basha, duke mos synuar marrjen e këtij posti.

PD-ja firmosi disa ditë më parë koalicionin “Aleanca për Ndryshim” me 12 parti të djathta duke e depozituar në KQZ. Marrëveshja me LSI mund të jetë e pjesshme dhe mbase nuk mund të paraqitet pranë KQZ-së për miratim.