30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA, Kryemadhi: Aleanca jonë strategjike, themeli i ecjes përpara tëShqipërisë

264
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në facebook në kuadër të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA e Shqipërisë.

“Rivendosja e marrdhënieve diplomatike me SHBA, para 30 vitesh, ishte garancia më madhe dhe jetike se komunizmi nuk do të kthehej kurrë më në Shqipëri dhe se rruga e demokracisë do të ishte pa kthim.” – shkruan Kryemadhi, ndërsa shton se aleanca strategjike me SHBA është themeli i ecjes përpara të një Shqipërie ku duhet të sundojë shteti i së drejtës, ku mbrohen demokracia, vota e lirë dhe liritë e të drejtat e qytetarëve dhe që ecën drejt një të ardhme të prosperuar ekonomike.

Postimi i plotë:

Rivendosja e marrdhënieve diplomatike me SHBA, para 30 vitesh, ishte garancia më madhe dhe jetike se komunizmi nuk do të kthehej kurrë më në Shqipëri dhe se rruga e demokracisë do të ishte pa kthim.

Edhe sot pas 30 vitesh, SHBA janë në krah të demokracisë në Shqipëri ashtu siç kanë qënë në krah të saj edhe për anëtarësimin ne NATO dhe Integrimin Europian.

Çdo shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë do të jetë mirënjohës për jetë, SHBA-ve për kontributin e jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm për çlirimin dhe pavarësimin e saj.

Aleanca jonë strategjike me SHBA është themeli i ecjes përpara të një Shqipërie ku duhet të sundojë shteti i së drejtës, ku mbrohen demokracia, vota e lirë dhe liritë e të drejtat e qytetarëve dhe që ecën drejt një të ardhme të prosperuar ekonomike.