EMRI/ Me armë zjarri me vete, “Shqiponjat” kapin të riun libanez në zonën e Laprakës

240
Sigal

Një 20-vjeçar i identifikuar si Muhamed Binali, nga Libia është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në zonën e Laprakës pasi është konstatuar me armë zjarri me vete.  Policia njofton se ka marrë informacion në lidhje me 20-vjeçarin, duke bërë të mundur operacionin për kapjen e tij në rrugën “Lord Bajron”.

Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë bashkëpunimit me qytetarët, Forca e Posaçme “Shqiponjat” lokalizon dhe vë në pranga 20-vjeçarin. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.  Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Laprakës.

Menjeherë është organizuar puna për lokalizimin, kapjen dhe prangosjen e tij. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, Forca e Posaçme “Shqiponjat” ka bërë të mundur që në rrugën “Lord Bajron” të lokalizonte personin e dyshuar dhe ta shoqëronte atë në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit libanez M. B., 20 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia