Falimentimi i Industrisë së Riciklimit

389
Sot Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar në bashkëpunim me sipërmarrësit prodhues në sektorin e riciklimit do të organizojnë një takim në orën 11.00 në ambientet e hotel Xheko Imperial ( ish-Karlsberg), në Tiranë në lidhje me falimentimin e Industrisë së Riciklimit, gjatë të cilës drejtuesit kryesorë të këtij bashkimi do të bëjnë edhe një deklaratë për shtyp. Dhënia me koncesion e këtij biznesi një kompanie të lidhur me qeverinë dhe vlera marramendëse që arrin deri në 350 milionë euro për 10 vite, përbën edhe shkakun e vërtetë të këtij falimenti. Opozita ka kohë që ka dhënë alarmin për këtë skandal të qeverisë dhe klientëve të saj, pasi nëpërmjet veprimeve mafioze po groposen bizneset që kanë vite që investojnë në këtë fushë. Madje vetë kryeministri Rama para 1 viti organizoi një takim me drejtuesit e Industrisë së Riciklimit, duke u premtuar mbështetjen e shtetit, por koha tregoi se qëllimi paska qenë tërësisht i kundërt dhe e gjithë kjo lojë ka pasur në vetvete përfitime maksimale nga taksat e shqiptarëve për llogari të kompanive të ringritura më shpejtësi nga vetë të afërm të ministrave aktualë. Pikërisht për këto arsye sot Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë mblidhet në orën 11.00 në konferencë shtypi në ambientet e Hotel Xheko Imperial ( ish-Karlsberg)