Grabitja në Rinas, Vasili: Siguria në aeroport dhe shteti janë zero!

472
Sigal

Nga Petrit Vasili

Siguria në aeroport zero, shteti zero, ndaj Austrian Airline ndërpreu transportin e parave.

Kompania e mirënjohur Austrian Airline vendosi ndërprerjen e transportit të mëtejshëm të parave dhe theksoi se grabitja e parave është ngjarje e përsëritur.

Provë e një sigurie zero dhe një shteti zero, që i ka mbetur vetëm të shkruajnë vjersha frymëzuese për ata drejtues policie që mbajnë horrat me lekë dhe me dashuri.

Kush bashkëjeton me kriminelët dhe i mbështet e përfiton prej tyre është si ata.

Këta qeveritarë të ligj që s’thonë një fjalë se si policia masakron banorët e thjeshtë te Bregu i Lumit iu hap barku për komandantet e policisë ,që u rrinë gatitu kriminelëve.

Presim shkollëpaktin që të na bindë se sa “mirë” është që paratë u grabitën dhe se kazani e ka fajin, opozita e ka fajin, vetë Austrian Airline e ka fajin, vetëm ai jo se ai është me leje krijmtarie.