Meta: Shqipëria fiton kur në krye të ambicieve vendosim ëndrrat e më të rinjve

445
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, së bashku me kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Beratit, z. Petrit Sinaj, zhvilluan një takim me studentët beratas, që vazhdojnë studimet e tyre në Tiranë.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço dhe deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Beratit, z. Eduard Shalsi. 
Gjatë bashkëbisedimit të tij me studentët nga Berati, z. Meta theksoi se ata duhet të jenë krenar për origjinën e tyre dhe se “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do të bëjë edhe më shumë për këtë qytet në mënyrë që të ndihen edhe më shumë krenar.
“Sepse ne nuk duam që ju të jeni krenar vetëm se jeni nga Beratit dhe ju keni shumë arsye për të qenë krenar. Sepse Berati nuk është i zakonshëm, është i jashtëzakonshëm, është magjepsës. Jo vetëm përsa i takon bukurisë natyrore, por përsa i takon gjithë trashëgimisë historike dhe kulturore. Por mbi të gjitha Berati është magjepsës për shkak të njerëzve të jashtëzakonshëm që ka të cilët kanë një bujari të jashtëzakonshme të cilët kanë një tolerancë dhe një bashkëjetesë të shkëlqyer dhe për t’u marrë shembull dhe të cilët nuk duan të jenë krenar vetëm se janë nga Berati, por të cilët duan ta shohin të ardhmen të tyre, por dhe të fëmijëve të tyre në Berat. Në një Berat ku të gjitha shërbimet që duhet të ofrohen dhe të gjitha perspektivat që duhen të ofrohen për të gjithë komunitetin, duhet të jetë e standardeve evropiane”, – tha z. Meta.
Duke folur për kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Beratit, z. Meta theksoi se Petrit Sinaj është drejtimi i duhur, pasi ai ka eksperiencën e mjaftueshme në qeverisjen vendore për të filluar nga puna që në datën 22 qershor.
“Unë besoj se Petrit Sinaj është kandidati i duhur dhe që duhet ta mbështesim dhe që duhet të japim besimin tonë, sepse ai ka eksperiencë prej 4 vitesh si kryetar i qarkut të Beratit, pra e njeh problematikën e pushtetit vendor dhe me ketë sfidë që kemi përpara për të implementuar reformën administrative-territoriale, e cila hynë në fuqi në 21 qershor dhe kërkon një menaxhim të menjëhershëm duke filluar nga data 22 qershor dhe e efektiv. Pra nuk kemi kohë për të pritur, për të mësuar, për të trajnuar për drejtimin e kësaj bashkie, – shtoi Lideri i LSI-së. – Dhe unë besoj se Petriti ka të gjithë eksperiencën, ka të gjithë vullnetin, por mbi të gjitha besoj se Petriti është bashkëpunues dhe besoj se ai do të dijë të mbështetet edhe tek rinia e Beratit për t’i dhënë një energji të re dhe në rritje procesit të transformimit që ka nisur në Berat që me fitoren e 23 qershorit të ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane’. Pavarësisht nga borxhi i jashtëzakonshëm që u trashëgua dhe pamundësia për të bërë ato investime publike që ne do të dëshironim, po shohim që rruga Berat-Lushnje ka përfunduar dhe ka qenë një prioritet i qeverisë që të përfundojë sa më parë sepse ka qenë një tmerr i vërtetë. Shohim investime të tjera të jashtëzakonshme që u përmendën këtu”, – tha z. Meta.
Sigal