Kuvend, Patozi: Qeveria fshehu skandalin e Ajola Xoxës, korruptuan median

438
Deputeti demokrat, Astrit Patozi nga foltorja e Kuvendit ka lëshuar akuza për qeverinë, se kanë kapur mediat. Ai tha se shtypi sot në vend është i shantazuar dhe i blerë dhe për këtë bëri përgjegjëse qeverinë. Patozi i është referuar për këtë lajmit se bashkëshortja e kandidatit të majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliajt, dyshohet se është përfaqësuese ligjore e mafiozit izraelit Amiran Dzhanashvili.
“Ky vend ka problem me informacionin e thjeshtë. E kemi bërë zakon që në fushata zgjidhin jo vetëm thesin e premtimeve por dhe atë të akuzave për njëri tjetrin. I kemi mësuar edhe njerëzit me këtë ushqim të sakduar. Çfarë kemi të re kësaj radhe, megjithëse jemi në kulmin fushatës shumica e mediave e mbyllin një sy kur u kalon një lajm kundër mazhorancës. Edhe një teshtimë kundër opozitës publikohet kudo. Mund të ketë plot këtu në sallë që të më mbylli gojën se kush jam unë që i jepkam direktiva shtypit por ne këtu të gjithë e dimë që është kështu siç them unë. Si ka mundësi që shumica e mediave mbyllin ekranet e tyre kur ka ndonjë lajm kundër qeverisë? Shtypi në Shqipëri është herë i shantazhuar, herë i blerë. Shtypi nuk ka pasur dhe nuk do ketë kurrë frikë nga politikanët.”- u shpreh Patozi.
Më tej ai theksoi se sa kohë që sheh se kryeministri, ministrat dhe Kryetari i Kuvendit është mik i të fortëve gazetari mendohet para se të shkruajë. “Është evident te që LSI bën një fushatë shumë më të kushtueshme dhe se vetë PS. I thash këto jo thjesht si shqetësim të opozitës por si këmbanë alarmi për gjithë shoqërinë që në një farë mënyrë është e përdhunuara në grup e kësaj qeverie. Për shkak të kësaj qeverie ne kemi mbërritur në një pikë kritike të lirisë së shtypit. Është rrezik real për zgjedhjet e 21 qershorit. Kur shtypi blihet dhe kërcënohet nga qeveria është shumë e thjeshtë që edhe votat të blihen. Ne nuk e mbushim dot hendekun heshtjes së blerë apo të imponuar të shtypit edhe sikur ta mbajmë parlamentin hapur çdo ditë.”- u shpreh Patozi.
Dade: Opozita kthen vëmendje tek lazarati, ka humbur rrugën
Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade nga foltorja e Kuvendit kritikoi opozitën se po evokon me ngjarjet e ndodhura në Lazarat, në një kohë që sipas saj ai ishte një operacion i suksesshëm. Sipas Dades, PD-ja ka humbur rrugën dhe nuk ‘ngrihej’ nga humbja në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Republika e Shqipërisë pas anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut. Shqipëria i përmbush si vend anëtar i NATO-S marrëveshjen. Luftua për krimin e organizuar ka bërë që Shqiërpia të marr pozicion në këtë luftë. Më vjen keq të konstatoi se opozita po i kthehet Lazaratit në një kohë kur ai u përshëndet si operacion. Për fat të keq kjo tregon luftën politike në kuadër të zgjedhjeve lokale, duke iu kthyer dëshpërimisht Lazaratit dhe jo problemeve sociale. Por të evokosh atë që ka ndodhur në Lazarat që ka qenë një veprimtari e dënueshme, do të thotë se kemi një opozitë që nuk e ka gjetur rrugën e duhur, dhe nuk është ngritur nga goditja që mori në 23 qershor. Siguria cenohet jo vetëm nga mungesa e informacionit të klasifikuar, siguria kërcënohet dhe nga çështjet sociale dhe sigurisht kjo mazhorancë e ka në vëmendjen të marr masa konkrete për jetën e qytetarëve. Madje kërcënohemi nga masakrat në mjedis. Kemi një mungesë nga ana e opozitës, siç ishte rasti i kandidatit të Këlcyrës, por ka dhe kandidatë të tjerë që kanë bërë masakrat në mjedis, siç është ai i Kolonjës. Këto gjëra jo vetëm na largojnë nga BE por na portrezitojnë me diçka jo të mirë.”, tha Dade
Sigal