Deputetët e PD futen në Kuvend/ Kontrolle të rrepta me skaner, Baçi: 55 gardistë për 43 deputetë, nisin përplasjet

26
Sigal

Deputetët e Partisë Demokratike, kanë nisur të futen në Kuvend, pak minuta para nisjes së seancës plenarë për miratimin e buxhetit.

Ashtu si në seancat e fundit, parlamenti është i mbushur me gardistë, ndërsa deputetëve i bëhen kontrolle të imtësishme me skaner.

Deputeti, Luan Baçi, nëpërmjet një video live në “facebook” numëron një e nga një gardistët.

Ndërkohë në seancë do të mungojnë pesë deputetë të opozitës, ish-kryeministri, Sali Berisha, kreu i Grupit të opozitës, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Elda Hoti, Albana Vokshi dhe Edi Paloka.

Përjashtimi vjen nga Komisioni i Etikës pas seancës së të hënës së 4 Dhjetorit, ku opozita bllokoi zhvillimin e punimeve në Kuvend, përmes kaosit të krijuar me flakadanë dhe zjarr.