‘21 janari’/ Rama e përdor politikisht. Arvizu në 2012: Ngjarja e parapërgatitur nga PS për të qënë e dhunshme

139
Sigal

Edi Rama dhe Partia Socialiste vijojne të përdorin politikisht prej 14 vitesh ngjarjen tragjike të 21 janarit ku 4 persona humbën jetën gjatë një proteste të dhunshme të opozitës së asaj kohe. 1 vit pas ngjarjes tragjike, ish-ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu deklaronte në një intervistë për televizionin ABC News se protesta e 21 janarit ka qënë e parapërgatitur për të qënë e dhunshme dhe shprehte zhgënjimin e tij ndaj Partisë Socialiste e cila asnjëherë nuk shprehu keqardhje për rolin e tyre në atë që ndodhi më 21 janar.

Prej 14 vitesh, Edi Rama dhe Partia Socialiste vijojne të përdorin politikisht ngjarjen tragjike të 21 janarit ku 4 persona humbën jetën gjatë një proteste të dhunshme të opozitës së asaj kohe. Jo më larg se dje, shefi i qeverisë bëri përdorimin e rradhës të kësaj ngjarje ku nuk munguan urdhërat e zakonshëm politik ndaj Prokurorisë së Posaçme. Ajo që Edi Rama dhe partia e tij mundohen që ta lënë në harresë është roli i tyre në organizimin e protestës më të dhunshme në historinë e demokracisë shqiptare. 1 vit pas ngjarjes tragjike, ish-ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu deklaronte në një intervistë për televizionin ABC News se protesta e 21 janarit ka qënë e parapërgatitur për të qënë e dhunshme dhe shprehte zhgënjimin e tij ndaj Partisë Socialiste, e cila asnjëherë nuk shprehu keqardhje për rolin e tyre në atë që ndodhi më 21 janar.

Ambasadori evidentonte me shqetësim gjatë fjalës së tij mënyrën e organizimit të demostratës dhe sulmin e paprecedent ndaj godinës së qeverisë.

Ambasadori Arvizu deklaronte rëndësinë që ka për shtetet e bashkuara të amerikës ruajtja e integritetit të hetimeve. Ai shprehte shqetësimin edhe për daljen e informacioneve secrete nga prokuroria e cila në atë kohë drejtohej nga Ina Rama.

Arvizu deklaronte gjatë kësaj interviste se hetimi për 21 janarin duhet të ishte i plotë, gjithëpërfshirës dhe i paanshëm.