Buxhuku: Qumështi pluhur që hyn në Shqipëri nuk është i destinuar për njerëzit

62
Sigal

Buxhuku tha se shpesh produktet e importuara cënojnë hapur sigurinë ushqimore. Importet që bëhen nga shtetet e tjera në Shqipëri janë shpesh produkte jo të lejuara. Qumështi pluhur që hyn në Shqipëri nuk është i destinuar për njerëzit. Është i destinuar për bagëtinë. Futen produkte me baza proteinike të ndaluara

Eksperti i ekonomisë, Gjergj Buxhuku, thotë se janë disa arsye që kanë çuar në rënien e produktit blegtoral vendas. Kemi të bëjmë edhe me politika fiskale të gabuara. Janë të gabuara me qëllim. Të gjitha importet shqiptare, që në momentin e parë nuk u rimbursohet TVSH. Të gjitha importeve u rimbursohet. Të mos harrojmë kreditimin nga bankat. Bankat në Shqipëri e kanë harruar sektorin e bujqësisë në Shqipëri. Buxhuku tha se shpesh produktet e importuara cënojnë hapur sigurinë ushqimore. Importet që bëhen nga shtetet e tjera në Shqipëri janë shpesh produkte jo të lejuara. Qumështi pluhur, që hyn në Shqipëri nuk është i destinuar për njerëzit. Është i destinuar për bagëtinë. Futen produkte me baza proteinike të ndaluara. Pra kemi të bëjmë me sigurinë ushqimore, pra prishet raporti i konkurrencës mes produkteve të vendit dhe atyre që vijnë nga jashtë. Konkurrenca dërrmon prodhimin vendor. Nuk i jepet asnjë shpresë të ngrejë kokë. Unë mund t’u them me garanci se në masën dërrmuese, industritë janë më shumë fason. Nuk bazohen te produkti vendor. Vjen qumështi nga jashtë, shiten me markën shqiptare. Merrni kosin, lëreni jashtë. Nuk prishet, sepse është niseshte. Këtë e dinë qytetarët shqiptarë. Vullneti politik mungon për të ndihmuar produktin vendor. Nuk është se nuk dimë si t’i bëjmë gjërat. Ne nuk kemi vullnetin për t’i rregulluar.