Ka ardhur reagimi i parë nga Bashkimi Europian pas sulmeve të SHBA mbi Iran.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha në një postim në “X” se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore.
“U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave”, shkruan Kallas.
Reagimi:
Iranit nuk duhet të lejohet të zhvillojë një armë bërthamore, pasi kjo do të përbënte një kërcënim për sigurinë ndërkombëtare. I bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tryezën e negociatave dhe të parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën nesër.