Ylli Dylgjeri: Dialog në FB me një nëpunëse që pret datën e gjykimit në Apel

45
Znj. Genta Sinojmeri:
Kisha 23 vjet në administratë publike si nëpunese.Kam kaluar
5 qeveri dhe smë kishte hequr asnjë nga puna.Vjen rilindja dhe më zhduk . Çova çështjen në administrative ku e fitova, shkon çështja në apel dhe kam 4 vjet në pritje. Sa herë i pyes më thonë është ndruar gjykatësi!
E fillova çështjen kur isha 48 vjeç e do ta mbaroj sa të më bëhet koha e pensionit 62 vjeç.
Kam bërë kërkesë përshpejtimi dhe asgjë nuk është bërë .
Pyes një nga kjo gjykatë:
Si do vejë kjo punë se dhe shteti ka humbje në këtë rast?
Më thotë:
O Genta, je në vehte, Unë jam gjyqtar dhe kam detyrë 850 dosje ti shoh brënda 1 muaji. E kupton që skam kohë tju lexoje vetëm titullin se për shqyrtim sbëhet fjalë!
Unë:
Genta Sinojmeri Identik me Ju jam.
4 herë jam rishortuar dhe Unë deri më sot në Gjykaten e Apelit dhe sërisht nuk del datë gjykimi me vite e vite.
U rishortova prap në dt. 24.11. 2023!!!
Këtu janë shkelur ligjet nga vetë drejtësia, janë shkelur të drejtat themelore të njeriut, është liria, është shkelur dinjiteti, nderi;
nuk ka gjyqtare, ndrohen gjyqtarët çdo muaj, mungojnë, nuk kthejnë përgjegje… dhe sërisht na mbajnë me propagandën
e reformës në drejtësi, me reformën amerikane, me vetingun dhe pastërtinë e gjyqsorit, SPAKU-t etj!!!
Kjo sot nuk është më një çështje proçedure, por është thellësisht një çështje politike.
Drejtësia ka kaluar në krizë, në kolaps, janë mbi 35.500 nëpunës si Ne që presin vetëm në Apel tu bëhen gjyqet e prapambetura. Për te vazhduar me mbi 20 mijë të tjerë në Gjykatën e Lartë…
Sepse, nuk duan qëllimshëm te ulin afatet e vjetërsisë se emrimit të magjistrave të rinj në Apel, por marrin urdhëra, marrin rryshfet, emrojnë familjaret e tyre me libër shpije në drejtësi.
Drejtësia hesht.
Politika hesht.
Vetëm Strasburgu nuk i njeh vonesat. Shoqëria po ashtu, Kuvendi ka marrë flakë nga Opozita. Ndërkohë që ky regjim drejtësie është një tërmet që gjyqtarët duhet të dalin me çadra para tribunalëve e të ulin numrin e gjyqeve që po qelben në raftet e tyre në vite.
Nuk arrij ta konceptoj çpo i bëjne këtij populli? Ky është regjimi.
Sigal