A duhet ta besojmë OBSH për “Ngrohjen Globale” dhe Covid ?

763
Sigal

Analizë nga Dr. Zekri Palushi

Eksperti nga Australia analizon fabrikimin që i vishet “Ngrohjes Globale” pas të cilës fshihen interesat e miliarderëve të vëndeve të industrializuara. Po kështu Covid edhe pse është një virus i rrezikshëm, ai mund të krahasohet me gjendjet e rënda gripale (influencat). Pse nuk debatohet shkencërisht, mjekimi që e kuron me një kosto të ulët, djegja e fabrikës në Tajvan  dhe ilaçi i ri që pritet ta zëvendësoi për qëllime fitimi ku 5 tableta kushtojnë 700 euro. Biznesi i vaksinave dhe miliardat nga testet e kovidit. Ja studimi tronditës në Indi !

Nëse besojmë në OBSH (Organizatën Botërore të Shëndetësisë)

Ja deklaratat tronditëse rreth ngrohjes globale, konferencat më të mëdha ekonomike, që prej Luftës së Dytë Botërore e deri strategjitë e tanishme të krijimit të Covid dhe kurat efikase

Nga Dr. Zekri Palushi (MD)

HYRJE

Dr. Zekri Palushi analizon rolin e vaksinës dhe statistikat për efikasitetin e kurave që përdoren. Ai shprehet se imuniteti natyral që fitohet nga kalimi i Covid është 27 herë më i larte se ai që krijohet nga bërja e vaksinës. Në lidhje me statistikat në shtëpi pleqsh, pohon se janë egzagjeruar nga media nën udhëzimin e politikanëve.”Psh: Në Australi jetëgjatësia mesatare është 83 vjet, ndersa mohsa mesatare e te atyre që kanë humbur jetën nga Covid, është 86 vjeç , nga sëmundjet bashkëshoqëruese që ato kanë pasur. Demenshia ka qenë shkaku kryesore në 250 prej tyre (898 vdekje gjithsej nga Covid).“

Paracetamolin, Vitaminën C, Multivitaminën, Zinc, Vitaminën D3,-përfshihen edhe DOXYCYCLINA 100 mg, (10 tableta), dhe IVERMECTIN 12 mg, (10 tableta).Si rrezultat i këtij mjekimi, Uttar Pradesh në Indi -(pavarësisht përqindjes së ulët të vaksinimit) praktikisht ka eleminuar infeksionet e COVID-19

Dr. Zekri Palushi (MD)

Nuk dua që të shkruaj vazhdimisht rreth COVID-it, -por skandalet e lidhura me ç’farë na serviret rreth këtij problemi janë duke u rritur vazhdimisht.

Autoritetet internacionale, media, dhe politikanët tanë, po na gënjejnë vazhdimisht. Fakti që versioni zyrtar i këtij eventi ngelet ‘tabu’, dhe i padiskutueshëm, tregon se diçka s’është në rregull. Është një shenjë, që tregon se ka gjëra që ne, -populli i thjeshtë, s’duhet t‘i dimë.

Të njëjtën strategji shohim të ndiqet, edhe në lidhje me fabrikimin e shkencës, që i vishet “Ngrohjes Globale (Global Warming). Gënjeshtra më e madhe në këtë drejtim, ngelet deklarata e tyre ku thuhet se: “97% e shkencëtarëve pajtohen me atë që ndryshimi i klimës, (Climate Change), shkaktohet prej njerëzve”.

Nga ana tjetër, -qytetarëve ju ofrohen stimuj të ndryshem në nxitje të bërjes së vaksinave. Kjo taktikë na detyron të ripërserisim fjalët e Mark Twain, “Mijtë bien në kurthin e minjve, mbasi s’arrijnë të kuptojnë pse aty djathi është falas”.

Ndërkohë, në vitin 2010, -në Konferencën e Klimës në Cancun e Meksikës, (organizuar prej OKB), gjermani Ottmar Wdenhofer, një nga ekspertët-aktivistë më të njohur në botë, ka thënë se: “Nuk është një Konferencë Klime, por është një nga konferencat ma të mëdha ekonomike, qysh prej Luftës së Dytë Botërore, -ne duhet të çlirohemi prej iluzionit se strategjia internacionale e klimës është një strategji environmentale, (pra e lidhur me ambientin), -tashmë Samiti i Klimës s’ka të bëjë pothuajse hiç fare, me strategji environmentale, por me transformimin e pasurisë”.

Ndërsa, në lidhje po me këtë temë, ish-ministrja e Ambientit të Kanadasë, Christine Stewart, ka thënë se: “S’ka rëndësi, nëse shkenca rreth Ngrohjes Globale, është e gjitha fallco. Ndryshimi i Klimës na jep oportunitetin më të madh, për të sjellë barazi dhe drejtësi në botë”.

Një tjetër personalitet, – Maurice Strong, -ish zëvënës-sekretar i përgjithshëm i OKB, -(miliarder kanadez), -në vitin 1992 ka deklaruar se: “Ne, ndoshta mund të shkojmë në atë pikë kur e vetmja rrugë për të shpëtuar botën, do të jetë që cilivizimi industrial të shkatërrohet plotësisht.“

Ndërsa shkencëtari i njohur dhe activist, -biologu Daniel Botkin, ka deklaruar se: “Rruga e vetme për të bërë njerëzimin të ndryshojë vërtet, është friksimi i tyre me një katastrofë të mundshme”.

Rëndësinë dhe vërtetësinë “shkencore” të “Ndryshimit të Klimës” e kuptojmë më së miri, -kur shohim se ndër “ekspertët” kryesorë në këto konferenca, mbetet suedezja autistike 18 vjeçare, -Greta Thunberg: një nxënëse shkolle, që megjithëse pa asnjë kualifikim formal, ftohet të japë leksione në forumet më të larta organizative, (përfshi dhe OKB), për problemet e  “Ndryshimit të Klimës” dhe të COVID-19.

Po ky grup elitist, – do të mblidhet me 31 tetor, në Skoci (COP26), -nga ku do të vazhdohet me gënjeshtra e kërcënime të mëtejshme,-duke përdorur COVID-19, si pretekst për t‘i dhënë një shtytje të fuqishme, e përfundimtare, strategjisë së “Ndryshimit të Klimës”.

Është përllogaritur që përfundimi i këtij plani, -do t‘i mundësojë kësaj elite, që të grumbullojë 300 miliardë, e deri në 50 trilion dollarë, -vetëm Australisë do t‘i kushtojë rreth 100 miliardë dollarë në vit.

Nëse përmend ivermectinen, do t‘a shihni se social media do t’ju bllokojë menjëherë.Ndërkohë, faktet tregojnë se ivermectina ka qenë në përdorim për më tepër se 30 vjet, dhe 4 miliardë doza janë përdorur me rrezultate të shkëlqyera, është në listën e ilaçeve esenciale të OBSH-së, dhe një nga ilaçet më të përdorshme, dhe toleruese në botë

Strategjia

Fatkeqësisht, shumë njerëz dhe shtete mendojnë që pa-tjetër do të kenë pjesë në këto triliona, në të vërtetë, ata gabohen rëndë. Unë mund t’ju garantoj se nga këto triliona, as njerëzimi, dhe as “Ndryshimi i Klimës”, nuk do të përfitojnë as edhe një cent. Premtimi i tyre për një rishpërndarje, do të mbetet si një nga premtimet e dikurshme të komunistëve shqiptarë,- se do të hanim me “lugë të florinjta”.

Le të rikthehemi tek strategjia covidjane, ku siç thashë, ndeshemi me të njëjtat gënjeshtra, si: në lidhje me vaksinat, ashtu edhe me mjekimet alternative. Guxo p.sh. të përmendësh ivermectinen, dhe ju do ta shifni se social media do t’ju bllokojë menjëherë, ndërsa Elita politike dhe media tradiconale (mainstream media), do t’u etiketojnë me emra nga më poshtrueset.

Ndërkohë, faktet tregojnë se ivermectina ka qenë në përdorim për më tepër se 30 vjet, dhe 4 miliardë doza janë përdorur me rrezultate të shkëlqyera, është në listën e ilaçeve esenciale të OBSH-së, dhe një nga ilaçet më të përdorshme, dhe toleruese në botë. Zbulimi i invermectines i dedikohet Professor Satoshi Omura, dhe biologut Ëilliam Campbell, që në vitin 2015, morën çmimin Nobël. Ndërkohë, “elita mjekësore” -( nuk mundet ta zënë në gojë as emrin e këtij ilaçi), -por për të frikësuar njerëzit, i referohet si: “ilaç krymbash për kuaj”.

Kjo tingëllon tepër qesharake,-sidomos kur mendon se gënjeshtrat e tyre, dhe/ose injoranca e tyre, rreth ivermectinës, me dashje ose pa-dashje, është duke u ekspozuar nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH).

Kohët e fundit, në website-in e kësaj organizate thuhet se janë në Uttar Pradesh të Indisë, – një shtet me 210 milion banorë. Aty, çdo mëngjes, një grup/team prej dy vetësh, shkojnë në fshatra të largëta të këtij shteti, duke trokitur derë-më-derë, për të testuar me Rapid Antigen Test Kits, çdo njeri me shenja covidi. Atëherë, tëgjithë ato që dalin positiv, izolohen menjëherë, dhe pastaj, së bashku me këshillat e tjera mjekësore, u jepet edhe një ‘Paketë ilaçesh’.

As njerëzimi, dhe as “Ndryshimi i Klimës”, nuk do të përfitojnë as edhe një cent. Premtimi i tyre për një rishpërndarje, do të mbetet si një nga premtimet e dikurshme të komunistëve shqiptarë,- se do të hanim me “lugë të florinjta”.

Por çfarë ka në këtë paketë?

Çuditërisht, aty sëbashku me paracetamolin, Vitaminën C, Multivitaminën, Zinc, Vitaminën D3,-përfshihen edhe DOXYCYCLINA 100 mg, (10 tableta), dhe IVERMECTIN 12 mg, (10 tableta).

Si rrezultat i këtij mjekimi, Uttar Pradesh, -(pamvarësisht përqindjes së ulët të vaksinimit) praktikisht ka eleminuar infeksionet e COVID-19. Kjo mund të verifikohet fare lehtë, nëse krahasojmë këtë shtet, me një shtet tjetër Indian, -Karala, me një popullsi prej 35 milion banorësh, -ku megjithëse 25% e popullsisë është e vaksinuar, -raporton çdo ditë afërsisht 31,445 raste të reja infektimi, -arsyja? Nuk lejojnë përdorimin e kësaj Pakete Mjekimi! Ndërsa, Uttar Pradesh, -(që e përdor këtë Paketë Mjekimi), megjithëse ka një përqindje shumë ma të ulët vaksinimi, raporton çdo ditë rreth 22 raste të reja infektimi. (keni para-syshë dhe ndryshimin e madh të numërit të popullsisë, në mes dy shteteve).

Pra, vetëm nga ky shembull, gjithkush mund ta gjykojë vetë efektivitetin e lartë të këtij ilaçi, që vazhdon të jetë nën persekutimin e elitës, -kuptohet, – për interesat e saj.

Prap-se-prap, pavarësisht këtij konkluzioni tepër llogjik, kjo Paketë ilaçesh, nuk lejohet të përdoret as në Australi, e as në shumë vende të tjera të botës. Po pse ? -Ne dimë që globalistët, dhe big-farma, kanë shumë përfitime prej angazhimit me vaksinat. Janë qindra milliard dollarë, (‘free money’), për t’i ndarë në mes tyre. Po kështu, ata jo vetëm që janë të çveshur nga çdo përgjegjësi ligjore, por kanë fituar edhe kredibilitet politik, duke frikësuar njerëzit, në emër të “mbrojtjes së tyre” nga covidi.

Antiviralet dhe pasurimi

Dhe për sa kohë covidi do të vazhdojë të jetë në mes nesh, (përgjithmonë), -ata do të vazhdojnë të pasurohen. Në këtë rast ja vlen të përmend edhe një anti-viral me emrin MOLNUPIRAVIR, që: megjithëse mund të vijë vitin tjetër në qarkullim, -propagandimi i tij ka filluar që tani, -një kurë e tij, konsiston në 10 tableta, -(1tab, dy herë në ditë, për 5 ditë), -kushton 700 dollarë Amerikan,-ndërsa një kurë me Monoclonal antibodies, (Sotrovimab), kushton rreth 2.100 dollarë. Në kontrast me këto ilaçe, qëndrojnë ivermectina dhe hydroxychloroquina, që s’janë aspak inferior, dhe kushtojnë jo më shumë se 50-60 dollarë për kurë. Mos harroni se fabrika më e madhe, (e dyta në bote), për prodhime farmaceutike, (ndër to, Hydroxychloroquine), në Tajvan, mori zjarr, dhe u dogj krejt, në dhjetorin e shkuar!!!

Nga ana tjetër, -qytetarëve ju ofrohen stimuj të ndryshem në nxitje të bërjes së vaksinave, -një stimul të tillë e shofim edhe në Australi, -ku organizata “Milion Dollarë Vaçine Alliance” -ofron 1.000.000 dollarë -llotary, që mund të fitohet nga të vaksinuarit. Kjo taktikë na detyron të ripërserisim fjalët e Mark Twain, “Mijtë bien në kurthin e minjve, mbasi s’arrijnë të kuptojnë pse aty djathi është falas”.

Me këtë, unë nuk dua të them se covidi s’është real. Nuk kam asnjë dyshim se covidi është një virus,-natyrisht i rrezikshëm. Rrezikshmëria e tij  mund të krahasohet me një gjëndje gripale të rëndë,(influenza), -veçanërisht për ato të sëmurë me rrisqe të ndryshme. Për të ilustruar këtë, po përmend të dhëna statistikore të freskëta, të Byrosë Australiane të Statistikave, -ku analizohen vdekjet, dhe shkaqet e tyre për vitin 2020. Aty thuhet se: vitin e shkuar, në Australi kanë vdekur nga shkaqe të ndryshme 161.300 njerëz, -nuk po ndalem në detaje të numrit të vdekjeve sipas shkaqeve, -por, nga COVIDI raportohen vetëm 898 vdekje, (ndërsa nga Influenza/gripi i zakonshëm, raportohen 2.287 vdekje, -dhe nga rrëximet aksidentale raportohen 3.395 vdekje, e kështu vazhdohet me radhë),….ku del se vdekjet nga COVID-19, rrjeshtohen në vendin e 38.

Ndërkohë ia vlen të përmendim Melburnin, (me një qeverisje tepër të majtë,-të tipit socialist), që sot, (4 tetor), “festoon” shpalljen e kampionit botëror për lockdoëns, (246 ditë, dhe prap vazhdojnë të jetë në lockdoën), -këtu kanë ndodhur 89% të vdekjeve nga covidi.

Një lajm optimist vjen prej zv.presidentit të Komisionit të Barazisë/të së drejtës në Punë, (Fair Ëork Commision),- Lyndall Dean, -i cili me 27 shtator 2021, -ndër të tjera thotë se: “Australianët duhet të kundërshtojnë me rigorozitet censorizimin e vazhdueshëm të çdo pikëpamje që vë në pikpyetje strategjitë e deri-tanishme në lidhje me covidin. Shkenca s’ështe më shkencë, nqs njerëzit nuk lejohen ta diskutojnë atë”.

Situatat e krijuara deri tani, si për “Ndryshimin e Klimës”, ashtu dhe për “Pandeminë Covidjane”, duhet të na zgjojnë ndërgjegjen tonë, veçanërisht në dritën e thënjes së Bertolt Brecht, (1898-1956) , i cili, edhe pse ishte me ide komuniste, formuloi shumë mirë thënjen e tij: “Kush nuk e din të vërtetën, është thjesht një budalla, por kush e din të vërtetën dhe e quan atë gënjeshtër, është një kriminel”. Kjo është një thënie tepër aktuale për ditët e sotme, -kur njerëzit e kanë shumë të vështirë të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtra.

 Shënim

Dr. Zekri Palushi (MD)që nga viti 2015,është i zgjedhur nga organizata “The Leading Physicians of the World”, -dhe në publikimin e Librit të kësaj organizate, ka një faqe dedikuar Palushit. Qëndra mjekësore GOLD COST  -Australi. Shteti Queensland i Australisë.Bashkëpunëtor për rubrikën Këshilla Mjekësore i gazetës Dielli- Nju Jork SHBA