Ai shpreh mentalitetin e një rregjimi Lindor, largon nga parimet europiane.
Ai cënon dhe parimet bazë të Kushtetutës sonë.
Reflektim!
Nje sistemi ligjor ndërtohet mbi bazën e hierarkisë së normave ligjore. Kushtetuta e R.Sh. e ka të përcaktuar, në Nenin 4/2, të saj se: “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.”
Pra cdo marrëveshje ndërkombëtare (e ratifikuar), ligj, kod, akt normativ apo rregullore, nuk mund të jetë ndesh me parimet themelore të garantuara në Kushtetutë.
Vendi ynë, në kushtet e ndryshimeve në sistemin qeverisës pas viteve 90, u gjend përpara nevojës emergjente për të hartuar Kodin Penal të vitit 95. Konstitucionalistët e kohës, pavarësisht kufizimeve, u mbështetën në praktikat më të mira të vendeve të zhvilluara, dhe në referim të Kodit Penal italian, atij gjerman apo francez, krijuan Kodin Penal, i cili vijon të jetë në fuqi, me amendime te kohë pas kohëshme.
Ky Kod egzistues është shumë here më i mirë, më i qartë, me progresiv e demokratik nga ai qe propozohet këto ditë.
Ndersa Projekt Kodi i ri nuk ka asnje referim se ku është mbështetur? Në cilin legjislacion?
Sigurisht ne BE jo, qartesisht importohet nga sulltanatet lindore.
Nen ate fryme ne 600 Nenet e tij, më shumë nga ai ekzistues, kriminalizon gati cdo sjellje shoqërore.
Qëllimi, i ligjit penal dhe/apo dënimit ne demokraci është parandalimi e me tej reabilitimi e riedukimi, rifutja ne shoqeri e individit qe ka kryer nje veper penale. Ashpersimi i dënimeve dhe përfshirja në të e atyre veprave që referuar legjislacionit të vendeve europiane, me të cilat synojmë dhe kemi detyrim përafrimin, apo dhe kodit tonë penal ekzistues, përbëjnë kundravajtje penale apo më keq akoma dhe vetëm kundravajtje administrative, jo vetëm është regresiv ne kohe, por qartazi ka qëllim kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Një prej lirive kushtetuese që cenohen në një sërë nenesh është lira e shprehjes, edhe nepermjet kufizimit te lirise se medias, si një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Ne kete fryme masat e dënimit janë jo proporcionale me rrezikshmërinë e veprave, duke u adaptuar keshtu me mentalitetet e rregjimeve.
Pra ky Kod nuk eshte ndertuar per qytetaret, mbrojtur ata, dalluar keq beresit nga viktimat, te cilet duhen vene nen kujdesje, reabilituar e reintegruar ne shoqeri.
Sepse ky Kod ka per qellim perhapjen e terrorit në shoqëri dhe jo parimet e mesiperme te Botes demokratike.
Ne nje kohe kur dhe aktualisht keto jane qartesisht te kompromentuara, kur burgjet tona jane te mbushura me para burgimet, me viktima per nje fature minimale energjie, me “fajtore pa faj”, implementimi i ketij Projekti do te perbente nje perkeqesim te thelle te nivieli te demokracise, te drejtave, lirive ne vendin tone.
Ky projekt duhet “hedhur ne kosh”!





















