Është një fjalë e urtë popullore kjo e ngjashme me fjalën tjetër popullore: Mos u mat me hijen e mëngjesit. Fjala e urtë është për të pandreqshmin, megallomanin, dritëshkurtërin, delirantin, mjerisht kryeministër dhe fatkeqësi për Shqipërisë, Edi Rama. Pasi gjezdisë nëpër Europë e mban fjalime sikur të ishte KM-ja i një superfuqie, kthehet në Atdhe dhe fillon me marrëzitë e tija. Ka futur në planet e viteve të ardhshëm ndërtimin e një piste garash 4.3 km, me vlerë 190 milion euro (shumë që sigurisht do të rritet) për makinat sportive, kur Shqipëria nuk ka asnjë lidhje me këto lloj garash. E shumta kjo pistë do përdoret një herë në vit dhe pastaj do shërbejë si vend mërzimi për bagëtitë e barinjve të rrethinave të Elbasanit. Të tjerat jo akademira, jo ofiçina, jo po muze’ makinash, lesh e presh janë përralla. Pse e citova atë punën e miut më lart?
Jemi një vend plot burime ujrash por në verë fshatra e qytete të tëra digjen për një pikë ujë, një vend, ku mungon shpesh energjia elektrike, ku ujrat e zeza derdhen në çdo cep të Adriatikut e Jonit, pa u përpunuar e plazhet janë në shumicë të papërdorshëm nga ndotja. Jemi një vend ku KM-ja pretendon për turizën elitar dhe kudo sheh male me plehra, ku ato digjen ditë të tëra, duke mbuluar qytetet me rete e tymit. Jemi një vend ku trafiku rrugor të merr shpirtin, parkimi mungon ( për Vlorën do flasim veçmas) dhe atje ku ka, është në dorë të të fortëve, gangsterëve dhe hajdutëve. Jemi një vend ku importet për mallrat bujqësore e blegtorale kalojnë disa herë eksportet, që vazhdojnë e pakësohen. Jemi një vend me halle shumë dhe do të harxhojmë 190 milionë euro për pistë garash. Tani mu kujtua për mbyllje dhe fjala tjetër e urtë: Fshati digjet e kurva krihet.





















