Prof. Dr. Bajram Hysa: Prof. Dr. Kristo Pano figurë madhore e mjekësisë dhe arsimit në Shqipëri

434
Sigal

Profesor Kristo Pano ka qenë njeri me dimension human, i ndjeshëm dhe vendoste marrëdhënie shumë të mira me njerëzit. Te karakteri i tij shumë burrëror shikoje një shpirt shumë human dhe një vendimmarrës për të dhënë zgjidhjen e duhur në momentin e duhur.

Këtë jetë kaq të pasur dhe kaq aktive e ndërpreu mizorisht sëmundja e pashërueshme,

duke e ndarë fizikisht nga familjarët, nëna, fëmijët, gruaja, mbesa, motrat, shokët e miqtë e panumërt, duke e ndarë nga puna e tij e frytshme shkencore.

Prof. Dr. Kristo Pano u nda nga jeta, po ai do të jetë gjithmonë i pranishëm në hallet dhe

gëzimet tona.

Presidenti Topi dekoroi pas vdekjes mjekun e njohur infeksionist Kristo Pano

Tiranë, 18 nëntor, pas vdekjes, mjeku i njohur infeksionist, Prof.Dr, Kristo Pano u dekorua nga ish

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Ky urdhër për mjekun e shquar iu kushtua devotshmërisë dhe profesionalizmit të spikatur, dhe

përkushtimit të palodhur në përgatitjen e mjekëve të rinj.

Doktor Kristo Pano me kontributin e rëndësishëm në zhvillimin e shërbimit shëndetësor, u bë një ndër mjekët më të përgatitur e të njohur në vend.

Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar me këtë rast në Presidencë, ishin të pranishëm ish Ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ish Kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, ish Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ish Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Alfred Priftanji, mjekë, pedagogë e studiues të fushës së mjekësisë, familjarë, miq e të afërm, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Në emër të familjarëve dhe të afërmve të Prof. Dr. Kristo Pano, të pranishmit në këtë ceremoni i përshëndeti djali i tij, Erion Pano, i cili shprehu mirënjohjen më të thellë për vlerësimin dhe këtë nderim kaq të madh që iu bë babait të tij Kristo Pano, pas vdekjes.

Prof. Dr. KRISTO PANO, figurë madhore e mjekësisë dhe arsimit në Shqipëri

– Ai është i pranishëm në problemet dhe gëzimet tona shkencore e shoqërore –

Ishte rast i rrallë që në Presidencë të mblidheshin aq shumë autoritete të spikatura të fushave të ndryshme shkencore e shoqërore të Shqipërisë. U mblodhën ata për të marrë pjesë në dekorimin nga Presidenti i Republikës, i Prof. Dr. Kristo Panos, mjekut të zot, mikut të dashur dhe pedagogut të shkëlqyer, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Më mirë e më qartë këtë mund ta kuptojmë duke u njohur me propozimin për dekorim të Ministrisë së Shëndetësisë dërguar Presidencës.

Përgjithësisht në të vihej në dukje se Prof. Dr. Kristo Pano, ka vënë jetën e tij në rrezik, duke u kujdesur për qindra e mijëra paciente me sëmundje të rrezikshme e vdekjeprurëse, shpesh edhe në

kushtet e mungesës së mjeteve mbrojtëse personale. Ai rindërtoi Shërbimin modern të Sëmundjeve Infektive mbi baza shkencore bashkëkohore pas viteve ’90. Përgatiti mbi 90% të kuadrove që janë sot autoritete të fushës së tyre. Prof. Dr. Kristo Pano njihet si themeluesi i kujdesit dhe kontrollit të sëmundjeve të rrezikshme të hepatiteve virale dhe kontribuoi në mënyrë të palodhur për kontrollin e tyre. Drejtoi Komitetin Kombëtar të Certifikimit të Shqipërisë si vend pa poliomielit dhe është certifikuar personalisht nga zyra e OBSh e rajonit Evropian si një nga kontribuesit e eliminimit të poliomielitit në Evropë. Në shkurt të vitit 1991, Prof. Kristo Pano për meritat e tij në shërbim të njerëzve dhe aftësive të tij intelektuale, emërohet Dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe në prill të dy  viteve më vonë, pra të vitit 1993, do të ngrihet në një detyrë tjetër. Kjo do të ishte edhe detyra e tij mëe lartë akademike, që do të shënonte në jetëshkrimin e tij. Ai punoi dhe ruajti kujdesin shëndetësor dheatë të shëndetit publik si Ministër i Shëndetësisë gjatë Qeverisë Teknike. Pas kësaj detyre Profesori i nderuar dhe mjeku plot zell do të emërohej Zv/rektor i Universitetit të Tiranës. Me pas, duke filluar që nga dhjetori i vitit 2002, do të ishte drejtuesi i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Ai mbi të gjitha ishte një njëri që vinte të tjerët dhe mirëqenien e a tyre që kishin nevojë mbi atë personale, i palodhur për të ndihmuar këdo, sidomos në drejtim të arsimit. Si Dekan i Fakultetit të

Mjekësisë Profesor K. Pano e ktheu fakultetin në një tempull të rëndësishëm të edukimit dhe formimit pasuniversitar dhe duke hapur degë të reja dhe kontribuar në modernizimin e tij.

Prof. Dr. Kristo Pano, ky bir i Përmetit, qytetit të mendjes, luleve, këngëve dhe, pse jo, i dashurisë për njëri-tjetrin, ka lindur në vitin 1943. Pas mbarimit Fakultetit të Mjekësisë, pothuaj shkëlqyer, u specializua në fushën e Sëmundjeve Infektive, të cilat, siç dukej, në Shqipëri gëlonin kudo. Deri sa mbylli sytë ai nuk hoqi dorë nga veprimtaria pedagogjike. Me gjithë pamjen ca të rreptë, studentët e donin dhe e nderonin. Shumë nga ata edhe sot e kujtojnë me nderim dhe dhimbje.

Për merita të veçanta në vitin e 1991 u emërua Dekan i Fakultetit të Mjekësisë.

Në Qeverinë e Stabilitetit, Kristo Pano punoi Ministër i Shëndetësisë, Shef i Shërbimit të Sëmundjeve

Infektive, i specializuar edhe në Francë, Itali etj. Veprimtaria e Prof. Dr. Kristo Panos në fushën e botimeve është shumë e pasur. Ai është autor i Monografisë “Hepatitet Virale”. Bashkautor i nëntë teksteve për studentët dhe për pasuniversitarët. Autor i mbi 45 artikujve të botuara në përmbledhje punimesh dhe revista të ndryshme. Ai është autor ose bashkautor edhe i shumë punimeve të botuara në revista prestigjioze jashtë shtetit. Prof. Dr. Kristo Pano mbylli sytë, duke qenë Dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe Shef i Përgjithshëm i Spitalit të Sëmundjeve Infektive në Tiranë. Në ceremoninë e lamtumirës morën pjesë drejtuesit më të lartë të arsimit dhe shumë personalitete të shquara nga fusha

të ndryshme të shkencës, të cilët e kishin njohur nga afër Prof. Kriston, si Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Ministri i Shëndetësisë, Rektori i UT, Dekanët e Fakulteteve, pothuaj i gjithë stafi pedagogjik, administrativ dhe studentët e specializantët e FM. Senati i Universitetit të Tiranës i bëri nderimet e fundit Nënkryetarit të tij, Profesor Doktor Kristo Panos. Në mjediset e Rektoratit të Tiranës, ku ishin të pranishëm senatorë dhe familjarë të Profesor Panos, ish Rektori Shezai Rrokaj e quajti Profesor Kristo Panon si një prej kontribuuesve kryesorë në arsimin shqiptar, duke formuar breza të tërë doktorësh bë kualifikuar. “Profesor Pano e vuri gjithë respektin e tij në shërbim të njerëzve në nevojë, duke merituar respektin e tyre dhe të kolegëve të tij”.

Ndërkohë që në katedër vihej re karrigia bosh dhe toga e senatorit, të cilat më parë i përkisnin Profesor

Kristo Panos.

Prof. Kristo Pano erdhi në krye të Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në dhjetor 2002, i zgjedhur nga Këshilli i Fakultetit. Kontributi i tij në ato vite duhet parë në disa aspekte. Së pari, ka meritë të veçantë në vendosjen mbi baza të rregullta të procesit mësimor, duke reduktuar në maksimum ndjekjen fakultative të mësimit nga ana e studentëve që ishin në atë kohë, duke e bërë të detyrueshme pjesëmarrjen deri në masën 70%. Kjo fillimisht krijoi një fare reagimi nga ana e studentëve, te cilët priren nga një fare liberalizimi, por ka dhënë frytet sepse janë ata më mirënjohës se kushdo tjetër për këtë imponim që iu bë zhvillimit të mësimit dhe futjes nëpër auditorë. Kjo, natyrisht, ka dhënë

rezultate, sepse studentët kanë mundur të përvetësojnë më shumë dije për shkak të ndjekjes kaq masive të leksioneve dhe të seminareve dhe për më tepër ai ishte një reformator, pasi jo vetëm që e bëri ndjekjen të detyrueshme, por erdhi në ndihmë të studentëve, duke e rritur numrin e mbartjes së

provimeve, duke ua bërë më të lehtë kalimin nga njëri vit në tjetrin. Më parë, në Fakultetin e Mjekësisë ngeleshin në mënyre masive studentët dhe nuk mund të mbarteshin më shumë sesa dy provime. Gjatë kohës se Profesor Panos, natyrisht me miratim të universitetit dhe të senatit të fakultetit, u bë e mundur që numri i mundshëm i mbartjes së provimeve nga ana e studentëve, duke iu referuar edhe Kartës së Bolonjës, të mund të rritet dhe numri i studentëve të ngelur të reduktohej ndjeshëm. Prof. Pano ishte një njeri jo vetëm me vlera shkencore  si profesor,por ai ishte një menaxher dhe një administrator i shkëlqyer, dhe këtë ai e ka treguar falë shumë detyrave shkencore që ka kryer për shumë vite si Zv/dekan në Fakultetin e Mjekësisë, pastaj si Dekan, si Zv/rektor në Universitetin e Tiranës, si Ministër Shëndetësie dhe së fundi sërish si Dekan i Fakultetit të Mjekësisë, për disa dekadash dhe si shef i shërbimit në Departamentin e Sëmundjeve Infektive. Pra duke pasur kaq shumë detyra me funksione menaxhuese ai ka treguar se në këtë drejtim ka qenë shumë i suksesshëm dhe me një eksperiencë shumë të madhe në komunikimin me njerëzit. Ai

 

karakterizohej përveç të tjerash nga dimensioni human, nga interesimi në detaje për zgjidhjen e problemeve të stafit, të studenteve dhe të specializantëve dhe të gjithë kolegëve në shërbimin ku ai ka drejtuar. Kontributi i tij në Fakultetin e Mjekësisë, përveç vënies në binarë të drejtë të procesit të mësimit, duhet parë së dyti edhe në drejtim të kontributit të tij nëpërmjet interesimit të vazhdueshëm në Ministrinë e Arsimit, me marrjen e fondeve dhe ndërtimin e godinave të roja e auditorëve dhe me

rikonstruksionin e këtyre ambienteve. Ai kishte një meritë të jashtëzakonshme, pasi gjatë kohës së tij si dekan pothuaj janë rikonstruktuar që të gjitha ambientet e këtij fakulteti, janë pajisur me mjete didaktike dhe mjete laboratorike. Gjatë kësaj periudhe janë përdorur për herë të parë edhe elementet e telemedicinës, sidomos në shërbimin e kardiokirurgjisë. Pra ishte një njeri me vizion.

Profesor Pano gjatë karrierës së tij si Dekan, ishte tre herë këshilltar i ministrave të shëndetësisë, pra

ishte këshilltar i ish-ministrit Koja, Solis dhe së fundi edhe këshilltar i ministrit Ndoka. Natyrisht, pesha e tij është ndjerë në mendimin e tij në reformat që këta ministra kanë ndërmarrë, në lidhjet dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Arsimit, ku këto sintetizoheshin ngushtë në bashkëpunimin mes Fakultetit të Mjekësisë dhe QSUT, e cila ka Status të dyfishtë, pasi 220 pedagogë të këtij fakulteti janë edhe mjekë në këtë institucion. Profesor Pano ka qenë një njeri me dimension human. Ka qenë i ndjeshëm dhe vendoste marrëdhënie shumë lë mira me njerëzit. Te karakteri i tij burrëror mund të shikoje një shpirt shumë human dhe një vendimmarrës për të dhënë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur. Nuk janë thjeshtë fjalë të bukura për një njeri që nuk jeton me, duke u nisur edhe nga shprehja latine që për atë që nuk jeton ose fol mirë ose mos fol fare, por ishte një njeri që i ka merituar dhe kjo dukej qartë ditën kur trupi i tij erdhi në aeroport. Kur u nda nga jeta, më 2007, mbi 300 veta dolën për ta pritur dhe në dy orë homazhe që u bënë në Fakultetin e Mjekësisë, nuk ngeli asnjë pa ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Këtë humbje e kanë ndjerë kolegët e tij, e kanë ndjerë familjarët, e kanë ndjerë studentet, vartësit e tij, por edhe stafi administrativ. Ne kemi parë tek

ai një njeri që u është gjendur afër të tjerëve. Ngushëllime të sinqerta bënë edhe mjaft partnerë ndërkombëtarë nga Gjermania, Italia etj. Këtë jetë kaq të pasur dhe kaq aktive, e ndërpreu mizorisht

sëmundja e pashërueshme, duke e ndarë fizikisht nga familjarët, nëna, fëmijët, gruaja, mbesa, motrat,shokët e miqtë e panumërt, duke e ndarë nga puna e tij e frytshme shkencore.

Prof. Dr. Kristo Pano u nda nga jeta, po ai do të jetë gjithmonë i pranishëm në hallet dhe gëzimet tona. Ai jeton edhe pas vdekjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

REPUBLIKA E SHQIPERISE PRESIDENT!I  REPUBLIKES

 

 

 

 

 

Ijep

 

 

 

Prof. Dr. KRISTO PANO (Pas vdekjes) Urdhrin Mjeshter i Madh

 

 

“Per kontribut te rendesishem ne reformimin mbi baza moderne, shkencore  te trajtimit  te  semundjeve infektive,  veprimtarine  e gjere klinike, me nivel te larte profesional, ne sherbim tejetes se njerezve dhe si pedagog qe pergatiti shume breza mjekesh infeksioniste.”

 

 

 

Tirane, me 15.11.2010

Nr. Dekretit 6773

 

 

 

 

 

PRESIDENT!