WhatsApp ka probleme: Mijëra përdorues nuk dërgojnë/marrin mesazhe

115
Sigal

WhatsApp duket se po përballet me një defekt pasi një numër përdoruesish po raportojnë probleme me dërgimin dhe marrjen e mesazheve.

Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje në numrin e përdoruesve që raportojnë bllokimin e WhatsApp.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe po punojmë për ta bërë WhatsApp-in të aksesueshëm për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha një zëdhënës i Meta, kompania që zotëron aplikacionin.

WhatsApp ka pësuar ndërprerje të ngjashme vitin e kaluar në tetor. Përdoruesit po i drejtohen Twitter-it për të raportuar problemin.