Prof. Përparim Kabo: Ju nuk mund të shpopulloni Shqipërinë me orgjipolitikën tuaj!…

285
Sigal

Kemi naftë dhe prodhojmë varfëri për popullin, kishim sistem të mbyllur për nxjerrjen dhe përpunimin e hidrokarbureve dhe aktualisht nuk i kemi. Blejmë naftë jashtë për tregun e brendshëm, dhe naftën e nëntokës sonë e kanë marrë të tjerët! Ju po shisni kështu atdheun dhe historinë e tij. Kjo lloj “historie” nuk shkon gjatë, ora e ndëshkimit po troket.

Kur zonja Merkel vizitoi Shqipërinë, ajo shoqërohej nga një Profesor Dr dhe nga një Doktor i shkencave. Në vijim të një raporti me Shqipërinë i cili, kishte nisur nga paraardhësi saj, një tjetër Kancelar gjerman; zonja Merkel u shpreh se interesi i bashkëpunimit mes dy vendeve, kishte të bënte, me hidrocentralet dhe hidrokarburet( naftën dhe gazin)….Përgjigjia jonë ishte zhgënjyese për palën gjermane. Zullumqarët tanë donin jo bashkëpunim, por bashkëvjedhje-korrupsion. Dhe ja tani, po marrim vesh se si kompani të sajuara, në mënyra preferenciale ndaj tyre, jashtë dhe kundra rregullave, madje dhe kur Gjykata Administrative e Vlorës e shpallë të parregullt juridikisht dhënien e një liçence koncensionare për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e naftës, urdhëri ekzekutiv ministror abuzivisht, ua jep këtë të drejtë atyre që nuk iu takon. Përpos këtij fakti, unë akuzoj këtë organizatë kriminale politike duke ju thënë hapur: Ju po shkatëroni pasuritë kombëtare dhe jeni grabitës direkt ose indirekt të saj! Kemi naftë dhe prodhojmë varfëri për popullin, kishim sistem të mbyllur për nxjerrjen dhe përpunimin e hidrokraburave dhe aktualisht nuk i kemi. Blejmë naftë jashtë për tregun e brendshëm, dhe naftën e nëntokës sonë e kanë marrë të tjerët! Ju po shisni kështu atdheun dhe historinë e tij. Kjo lloj “historie” nuk shkon gjatë, ora e ndëshkimit po troket. Ju nuk mund të shpopulloni Shqipërinë me orgjipolitikën tuaj !…

Këmbanat kanë nisur të bien!

 

(P.S: Marrë dhe botuar pa lejen e Prof. P. Kabos)