Zonja Yuri Kim, ju keni shkelur ç’do kufij, tani të lutem veç një herë, tregohu e sinqertë, duke ju treguar Shqiptarëve se kë përfaqësoni dhe cili është misioni juaj?

255
Sigal

Dr. Zekri Palushi (MD)

Ish-kshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi

Të dashur bashk-atdhetar, -tashma të gjithë e dimë, dhe jemi në dijeni të ndërhyrjeve të hapura, flagrante, të përsëritura, dhe shumë t’rrezikëshme, të ambasadores Amerikane, Zj. Kim, në punët e brendëshme të Shqipërisë, të intensifikuara veçanërisht kohët e fundit, me qëllimin e vetëm, -manipulimin e zgjedhjeve locale të 6 Marsit, në favor të koalicionit fat-keq-prurës Rama-Basha.

Duke pasë një eksperiencë të gjatë personale jetësore, -si në Shqipërinë komunisto-socialiste, dhe atë në demokracinë perendimore Australiane, – do t’më lejoni t’ju kujtoj pak Kasandrën e mitologjisë Greke, (vajza e mbretit Priam të Trojës, që në atë kohë ishte goditur nga Grekët).
Pra, bukuria e Kasandrës tërhoqi shumë Apollon, djalin e Zeusit, -kështu që në shenjë dashurie, ai i dhuroj asajë, dhuntinë e profecisë, por kur Kasandra e rrefuzoj dashurinë e tijë, ai e mallkoj në atë mënyrë që ajo të bënte profeci të sakta, por kurrë t’mos i besoheshin profecitë e sajë.
Në këtë mitologji, besohet i ashtquajturi “Cassandra complex”, -një fenomen psikologjik në të cilin predikimi, apo parashikimi i sakt i një individi për një krizë, fatkeqësi, e gjithçka tjetër, injorohet, ose hidhet poshtë me-një-herë.

 

 

Kasandra, (Cassandra complex)

Ky ishte pra, edhe qëllimi im, -t’ju kujtoja këtë kompleks, që fatkeqësisht, ka prekur shumë njerëz. Ata s’duan të dëgjojnë paralajmërimin e Kasandrës politike, në lidhje me ç’far mund ti ndodhë vendit tone si rrezultat i një neglizhence të pa-menduar tek kutia e votimit.
Për t’ju zgjuar memorjen, po ju kujtoj thirrjen kërcnuese të Zj. Yuri Kim, që tashmë është bërë e njoftun nga media, për të gjithë Shqiptarët.

6 Marsi po vjen me shpejtësi. Pra, është koha që të ndryshojmë, ose të mbyllim gojën. Dhe nëse nuk do të ndryshojmë tani, -atëhere kurrë s’do të ndryshojmë!

Me këtë rast, komuniteti Shqiptaro-Australian, ju bën një thirrje vllazrore,  që t’mos e humbni këtë oportunitet me qëndrue si një popull, -ky mund të jetë shansi i fundit.
Ç’lirohuni nga “kompleksi i Kasandrës,” –Ju s’do të keni një rast tjetërsi ky. Fitorja e 6 Marsit do të jetë tulla më e rëndësishme dhe solide ne themelet e zgjedhjeve të përgjithëshme, në favor të demokracise së vërtetë.

Nëse kthetrat e komunisve do të zhyten më thellë në trupin e shqiptarve, atëhere s’ka më shpresë, -një fakt që Shqiptarët e dine shumë mire, sepse e kanë vuajtur në kurriz.Prandaj luftoni në këte betejë me t’gjithë forcat tuaja individuale e kolektive, -jo me armë, por me VOTËN tuaj.
Votoni për Shtëpinë e Lirisë, -dhe votoni bash për ata kandidat të kërcnuar nga “governorja” Yuri Kim, -e cila nuk ndalet vetëm tek kërcnimi i kandidatëve të Shtëpisë së Lirisë, por shkon edhe më tej, duke kërcnuar jo vetëm votuesit e kësaj rradhe, -por arrinë të shantazhojë, edhe të gjithë Shqipëtaret. Qëllimi i sajë, nuk janë vetëm zgjedhjet e 6 Marsit, por edhe të tjerat që do të vijnë më pas.

Ndërhyrjet e sajë t’vazhdueshme, në dis-favor të demokracise, si dhe “gabimet” apo “inkompetenca” e qeverisë Rama, janë thellësisht të qëllimëshme, -objektivi i tyre është maskimi, dhe lënje dore të lirë, për aktivitetet kriminale të narko-shtetit Shqiptar, demoralizimi juaj, e më pas, dhënja fund e lirive tuaja, dhe komunistizimi I plotë I vendit.

Ne të gjithë kemi besimin e plotë se Ju do ta fitoni këtë betejë. Për t’ja arritur qëllimit, sakrifica më e madhe që ne kërkojmë ndaj jush është bashkimi dhe mbështetja e Sali Berishës, dhe kandidatëve të Shtëpisë se Lirisë.
Shqiptar që vlerësojnë lirinë, demokracinë, dhe vlerat kombëtare, e njerëzore, por shpesh, me mendimin se t’gjith kto element tashmë I kemi, -jo rrallë harrojmë ti kontrollojmë nëse këto element jetësor, I kemi prap aty, apo janë grabitur!

Mos harroni se të Djathtit/Konservatorët, janë besimtar të fjalës së lirë, mendimeve të lira, ndërgjegjes së lirë, moralit dhe vlerave njerëzore, dhe të progressit të vërtetë.

Ndërsa të Majtit/Liberal/”Progresiv”, nuk besojne në asnjë prej këtyre vlerave, -ata janë një kult në vet-vehte që i friksohen tmerrsisht të VËRTETËS, por kanë një besim të plotë në GËNJESHTRA, korrupsion, manipulim, krim, e mashtrim.  Ndërsa për vlerat e tyre “progressive”, duhet të shkruhet një shkrim I plotë, por prej tyre mund të përmendim shkelmimin e traditive, kulturës, historisë, besimeve fetare, bërthamës familjare, (mos harroni prindin 1, dhe prindin 2, mos harroni se emrimet e reja dhe 78 përemrat e rinjë të LGBTQ+, -ku jnerëzit zgjedjin seksin sipas dëshirës, duke injoruar arbitrarisht shkencat biologjike, dhe fiziologjinë e njeriut, ku një grua duhet ta quajmë “person që menstruon” .

Bashk-atdhetarët të nderuar, ju lutemi me gjithë zemer, që Zgjedhjet e 6 Marsit ti shfrytzoni jo vetëm për fitoren tuaj, por edhe për ti dhanë një mesim të mire Edi Ramës, -për ti treguar atijë se, mënyra e tijë të veshjes, dhe fjalori i mangët, por tejet banal, -(cilësi origjinale të tijë), -nuk e ‘shkrijnë atë me popullin,’- përkundrazi, ato e bëjnë atë të gërditshëm, tepër ofendues, nën-vlerësues, dhe mos-rrespektues, jo vetëm ndaj popullit Shqiptar dhe vlerave të tijë moralo-estetike, por edhe ndaj Zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë, dhe përfaqësimit të Shqiptarve në arenën nderkombëtare. “Fshati që duket s’don kallauz,” thotë populli. Edhe Edi Rama, s’ka nevojë për një prezantim protokollar, -ai tashma reprezanton vet-vehten, dhe njihet në arenën nder-kombëtare si “sharlatani Shqiptar.”
Megjithatë, populli Shqiptar, s’mund ti shmanget poshtrimit kombëtar, e ndërkombëtar, që vijnë si pasojë e këtij arroganti megalloman.

Fatkeqësisht, bota e qytetruar mendon se Edi Rama është zgjedhur si kryeministër i Shqipërisë, me votat e popullit, -ata nuk e dinë se, falë marrveshjeve mafioze “Rama-Basha,” -ai siguroj lehtësisht  uzurpimin e zyrës, më të rëndësishme në vend.

Me urimet më të mira për zgjedhjet e 6 Marsit, -ku votat tuaja do ti japin një mësim tepër të nevojshëm “governores” Kim, dhe koalicionit Rama-Basha, -e mbi të gjitha, votat tuaja do të kthehen në plumba kundra komunizmit në përgjithësi, dhe juntës së tijë në veçanti.

Zoti bekoft të gjithë njerëzit e mire, që punojnë e mendojnë për familjet e tyre, liritë, dhe sovranitetin kombëtar.

Zonja Yuri Kim,  Ju keni shkelur ç’do kufij, tani të lutem veç një herë, tregohu e sinqertë, -duke ju treguar Shqiptarëve se kë perfaqësoni dhe cili është misioni juaj? *

Znj Kim, duke ndjekur aktivitet tuaja jo-diplomatike, (gjithmonë në favor to qeverise socialiste te korruptuar), në vendin tim të origjinës, Shqipëri, – veçanërisht në twitet tuja të kohëve të fundit, dukshëm shifet se ju i keni kaluar të gjithë kufitë.

Unë deshiroj t’ju baj një pyetje te hapur: ç’far qëllimi kishin mesazhet tuaja të shprehura në twitet taja të fundit, “ Ju rikujtoj që USA ka vequar publikisht katër persona ne Shqipëri nën sec. 7031(c). Sigurisht ju këtu keni aluduar për Dr. Berishen, për të cilin unë vërtetë besoj se ju e dini shumë mirë se rasti i tij,  është thjeshtë nje hakmarrje e Gorge Soros-it.

Brenda atijë twiti, ju në mënyrë demonstrative pëfshini një kërcnim tjetër të hapur ndaj Shtëpise së Lirisë, kandidatëve të saj, dhe popullit Shqiptar, që mund të guxojë të votojë për këto kandidatë.

Pse jeni kaq e vendosur dhe e  interesuar për të luftuar një korrupsion falls, të para 8 viteve, që kurrë s’ka ndodhur, të Zotit Berisha, ( i pafajshëm deri sa të provohet e kundërta), dhe injoroni korrupsionin e vërtetë në nivele të ndryshme të qeverisë në pushtet, që po bahet ditën për diell përpara syve tuaj? –( Po ta bëj këtë pyetje meqenese ju keni zgjedhur rolin e Governores ne Shqipëri).

Unë e di se Administata e Biden ka boll hallet e veta në këto moment, (sidomos tani që është bërë  e qartë se fondacioni TIDES, një “ force për të mirë sociale” që ka lidhje me Soros-in, ka harxhu 1.2 miliard dollar në favor të zgjedhjes së Biden-it si president i USA), -megjithatë, nderhyrja juaj e panevojshme, dhe konfidenca e quditëshme që ju keni për ti bërë këto ndërhyrje, më shtynë mua dhe të gjithë shqiptarët, përfshi edhe ato të diasporës, të dimë mendimet e tyre në lidhje me sjelljen tuaj diplomatike të pazakontë, dhe në lidhje me shkeljet tuaja, të Kodit Diplomatik?

Megjithatë, unë mund tju tregoj, se sjellja juaj, e ngjashme me atë të komunistve, është shumë e keqe, traumatike, e rrezikshme dhe shumë ofenduese për çdo qytetar Shqiptar që vlerëson indipendencën, sovranitetin dhe patriotizmin. Në këtë rast, më vjen keq qe po ta them, por edhe pse jeni larguar nga Korea në moshen 5 vjeçare, mentaliteti i Korean është prap me ju.

A e kuptoni se me nderhyrjet tuaja, ju bëni nje shkelje flagrante të të dy kushtetutave, Shqiptare dhe Amerikane?

A e dini se me ndihmën tuaj të vazhdueshme ndaj një qeverie tashma të korruptuar socialiste, me ose pa dashje, ju po i ndihmoni ata në ndertimin e një Qeveri autokratike/diktatorjale në Shqipëri.

Ju jeni me shumë fat që jeni në Shqipëri, se po të ishit në një vend tjetër, do t’ju kishin përzanë, dhe  shpallur Persona-non-Grata përgjithmonë, -por për narko- shtetin Shqiptar – nuk ka mbetë nder ma.

Tani, më lejoni të vazhdoj bisedën me njerëzit e mi të mrekullueshëm, shume tolerant, të cilet nga rrespekti i thellë dhe mirenjohja për SHBA janë duke ju lane ju të lirë ti bëni këto gjëra.

*Ky përkthim i është përshtatur të kuptuarit në gjuhën Shqipe, dhe jo fjalë-për-fjalë. 

 

Mrs. Yuri Kim, – you went overboard, and please for once, be honest and tell Albanians, whom you really represent, what your mission is?

Mrs. Kim, following your undiplomatic activities, (always in favor of the Socialist corrupted Government), in my country of origin, Albania which became particularly pertinent in your recent tweets, with which you really crossed the line. I’d like to ask an open-ended question:  What was your aim expressed in your twitter message, “Reminder: The US has publicly designated four persons in Albania under 7031(c), –mostly alluding to Dr. Berisha, but I well and truly believe that you know too well that his case is pure payback revenge from George Soros.
In the very tweet, you included in a very demonstrative way, an alluding threat towards the “Shtëpia e Lirisë” candidates and the Albanian people, who may dare to vote for these candidates: “question for candidates: if your main sponsor is someone designated by the US for significant corruption, what exactly are you promising voters? Who will own you if you win and what will you owe them? What should Albanians expect?? What should the US expect?
Why is it that you’re so interested and determined in fighting against a false and unproven corruption of Dr. Berisha, eight years ago (innocent, until proven otherwise), and ignore a very real, ongoing multilevel criminalized corruption of the recent government, happening in broad daylight, in front of your eyes? – (I ask as you have chosen to play the governor’s role of Albania).

I know that the Biden administration has a lot on its plate, (especially now that it’s becoming evident that the TIDES foundation, a “force for social good” with Soros connection, has spent $ 1.2 billion in favor of Biden’s election as the president of the USA), but since your unnecessary intrusions, and your confidence in doing so is astonishing, myself and all Albanians, including those in diaspora, would want to know their thoughts in regards to your unusual diplomatic conduct, or your Diplomatic Code of Conduct breaches?

Nevertheless, I can tell you that your communist-like attitude and behavior are appalling, traumatic, dangerous, and very insulting to every single Albanian citizen who values independence, sovereignty, and patriotism.   And I’m sorry to say that, but though you left Korea when five years old, the Korean mentality hasn’t left you!

Do you really realize that with your interference, you clearly are in flagrant breach of both, the Albanian and the American Constitutions?

Do you know that with your persistent help at the helm, towards the already-corrupted Socialist Government, knowingly or not, you’re helping them in building up an authoritarian government in Albania? Believe me, you’re very lucky, because should you have been in a different country, you would have been expelled, and declared a Persona-non-Grata indefinitely, -but that’s Albania’s narco- state – there is no honor left.

Now, please let me to continue my conversation with my lovely people, extremely tolerant, whom due to the deep respect and gratitude for the USA, are prepared to let you off the hook.