Astrit Çerma: Teatri ” SKAMPA”, pas 60 vitesh, një skenë pa aktor, pa regjizor, pa skenograf…

326
Sigal

Astrit ÇERMA – Artist i Merituar

Por, përderisa rraca juaj, që ka uzurpuar çdo gjë, nuk guxoni as sot e kësai dite të përmëndni as emrin jo, më punën time, sepse, siç duket, akoma mbani inatin e një farë ish kryetari  bashkie Sejdini dhe të një farë deputeti Balla për të shkruar keq për nivelin e tyre..
Shpeshherë, pa dashje, bëhem pishman për të gjitha sa bëra për këtë teatër, dhe, sidimos, për atë, që akoma merrem me të, kur, ndërkohë, ky vend i shenjtë i artit në Elbasan “udhëhiqet dhe drejtohet” nga muhaxhirë  dhe disa “nënshtetas të bashkisë a prefekturës”  që, përveç një kohe tranzite, nuk kanë dhënë asgjë për qytetarët  artdashës , Elbasanas…


Shoh se dikush ka hedhur tek mua në Facebook. pa adresë një si farë ftese për një farë 60 vjetori, të një teatri, që ka këtu e 20 vjet, që nuk është më teatër, por, veçse një skenë ku venë e vinë jabanxhijë, japin një shfaqie, marrin një dorë pare, edhe ikin në punë të vetë..

Shpeshherë, pa dashje, bëhem pishman për të gjitha sa bëra për këtë teatër, dhe, sidimos, për atë, që akoma merrem me të, kur, ndërkohë, ky vend i shenjtë i artit në Elbasan “udhëhiqet dhe drejtohet” nga muhaxhirë, që, përveç një kohe tranzite, nuk kanë dhënë asgjë tjetër për të..

Shpesh rri dhe mendohem:- – Ç’mbeti nga ajo pjesë jete, (pjesa më e bukur), që i dhamë pa asnjë interes teatrit tonë kur, ndërkohë shushunja, që vetëm i thithën gjakun dhe e lanë si një skelet, sot e drejtojnë?!..

Përse duhej ajo sakrificë idiote nga ana jonë, kur ai teatër tani ëhtë kthyer thjesht vetëm një skenë, pa regjisor, pa aktor, pa skenograf, pa asgjë që të kujtojë teatrin??!!….

Sot këta “të emëruarit pa indentitet artistik reklamojnë, një 60 vjetor… Po….Ku është teatri??…

Sot vetëm kengë e valle dhe një “festi-val”, “pa fest” e “pa valë”, që e shohin dhe ndjekin disa, që vinë me dieta dhe disa “nënshtetas të bashkisë a prefekturës”  dhe, pothuajse as edhe një qytetar artdashës , Elbasanas.. Sa për t’u “justifikur”, sallën vihet në skenë ndonjë vepër “e përkthyer” nga regjizor “të ftuar”, të cilët sjellin edhe “një dorë aktoresh”me vete….

Ku është sot teatri “SKAMPA”??!!

Ai teatër,  që vinte pothuajse katër premiera në vit, në vite.

Që jepte shfaqie pothuajse çdo javë.

Që kishte repertorin e tij aktiv prej disa vjetësh..

Kishte trupën. Prapavijën e tij. Artëdashësin e tij.

Nuk e kam fjalën vetëm “për atë kohë” zotërinjë.

E kam fjalën edhe për vitet 90-98.

Shihni arshivën, nëse e keni lënë pa zhdukur  dhe  do të bindeni. se ky llapazani që shkruan (autori i këtij shkrimi, Astrit Çerma) ka qenë drejtor për disa vite, regjizor për mbi 15 vepra dramatike, aktor i disa dhjetra roleve, skenograf i disa pjesëve, shkrimtar i komedisë e dramës, “Artist i Merituar”, e të tjera,…

Por, përderisa rraca juaj, që ka uzurpuar çdo gjë, nuk guxoni as sot e kësai dite të përmëndni as emrin jo, më punë time, sepse, siç duket, akoma mbani intën e një farë ish kryetari  bashkie Sejdini dhe të një farë deputeti Balla për të shkruar keq për nivelin e tyre..

– Shpesh herë, pa dashje,, bëhem pishman për të gjitha sa bëra. ndaj, neveritshëm ju’a përbuzë atë farë ftesë pa asnjë adresë…