Vendimi i Qeverisë për të marrë pensionet në bankë ka krijuar shqetësime e do të krijojë probleme. Kjo është kundërshtuar nga pensionistët , mbase nuk janë në gjendje të kryejnë procedura në banak. Shqetësim gjithashtu mbetet për pensionistët që jetojnë në zonat rurale. Lajmi fundit nga Kryeministri për bonusin prej 8000 lekë në dhjetor na gëzoi, por ky njoftim bëhet në prill për në dhjetor…?!
1-Gropa.
Më ka ngelur në mend një takim i Kryeministit ku theksoi se për pensionistët na është krijuar një “gropë” shumë e thellë. Me të vërtetë “gropa” është e madhe dhe e thellë. Atje “kanë rënë” 717 mijë pensionistë. Kanë dëshirë të dalin, “zvarriten “por e kanë vështirë për të dalë! Thuhej se do të shpëtonin nga nafta që do të nxiresh në Shpirag, por kjo shpresë u shua këto ditë! Thuhet përsëri se Banka Botërore dhe qeveria shqiptare po bëhen gati të vënë në jetë një reformë të re, e cila synon të ketë më shumë qëndrueshmëri dhe të sjellë të ardhura më të larta për pensionistët. Do Zoti realizohet!
Por Banka Botërore evidenton si problematikë faktin që rritja e pagës reale nuk ndiqet nga rritja e produktivitetit.
Këtë vit s’po merret vesh se ç’po ndodh me pensionet! Kur do rriten? Sa do të rriten, apo ineksohen, mbase vitet e tjera ishte muaji prill!
Le t’i kthehemi” gropës”: -Kush e krijoi këtë grope? Nëse e kanë lënë të tjerët, në 11-vjet qeverisje, pse nuk u zvogëlua të paktën?
Pensionistët e ndjejnë çdo ditë “thellësinë e kësaj grope”. Kam dëgjuar dhe justifikime të tjera. Siguracionet janë paksuar nga mungesa e fuqisë punëtore.
Dihet se shqiptarët s’e hanë punën. Ka dhjetra mijra kafene në Tiranë e gjithë Shqipërinë. Ato po edukojnë dembelizmin, që ne e paskemi shumë për zemër.
Shumë punojnë në të zezë, nuk paguajnë siguracione. Kanë dy bordero një për pagën minimale ku paguhet dhe siguracioni dhe tjetra me lekë në dorë. Pra kemi një “grope” që s’po zvogëlohet e jo të mbushet! Nga indeksimi tek ne përfitojnë 717 mijë persona, Ky ndodh në Shqipëri, aktualisht kur ka vetëm 12% të popullsisë mbi moshën 65 vjeçare, por që po shtohet me hapa të shpejta.
-Kur të marrim pensionin!
Do paguajmë dritat, ujin, do marrim këtë apo atë, thonë mbase tani s’kemi. Kjo kufizon jetesën e shpesh këto” kur” mbeten për muajin tjetër.
Është e padrejtë që kush ka pensionin 10.000 lekë me 3%, i rritet 300 lekë. Ai që e ka 50.000 merr 1500 lekë.” Pra pesë herë më tepër pension e po kaq rritja ! Pra, kush e ka pensionin më të lartë do të ketë dhe shtesën e lartë ! Në fakt duhet të ndodhi e kundërta, pensionet e ulta të rriten me një përqindje më të madhe. Tani sikur po flitet për një rregullim e këtij problemi dhjetra vjeçarë!
Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim për 2024 theksoi se gjatë dekadës së fundit, ende ekziston një hendek i ndjeshëm midis rajonit dhe Bashkimit Europian. “Sipas një studimi të ri të BERZH-së mbi konvergjencën me standardet jetësore të BE, ka mundësi që duhen mes 40 dhe 70 vjet, ose edhe më shumë, për të mbyllur këtë hendek. Një lajm shumë i keq, që po nxit emigracionin masiv e ku zëmë vendet e para në Botë!
2-Rritje apo indeksim?
Duhet pranuar se deri tani s’kemi rritje pensioni, por më pak se indeksimi i çmimeve. Rritjen e çmimeve po na shtojnë varfërinë e po na e bën jetën më të vështirë. Një kaos, një bukë kushtonte 150 lekë tani 300 lekë. Një kg mish kushtonte 800 tani 1600 lekë, djathi nga 700 lekë ka vajtur në 1500 lekë. Qepa 110, domatja 220.
Sipas përcaktimeve të INSTAT, kufiri i varfërisë në Shqipëri është (6.7 USD në ditë). Kjo është arsyeja që mbi 82 mijë pensionistë detyrohen të punojnë.
Po B.B ç’thotë : “Nga 75 mijë familje të varfra të vendit, vetëm 22 mijë prej tyre marrin ndihmë, ndërkohë që 53 mijë familje të tjera jo.”
Sot e jo mot. Qeveria e ka për detyrë në pamundësi të rriti pensionet, të mbajë të pandryshueshëm standartin e jetesës, të paktën sa është dhe norma e inflacionit. Me fjalë të tjera, një person që merr 20.000 lekë në muaj e inflacioni është 5%, për të ruajtur të njëjtin nivel jetese, duhet të marrë 21.000 lekë!
Këtu ndikon paga nominale e paga reale.
Pagë nominale është pagën që marrim me lekë në dorë. Paga reale është sasia e të mirave materiale që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standartin e jetesës s’i po ndodh tek ne. Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse merr më tepër lekë.
3–Pensionet i kemi më të ulta në rajon!
Në -Maqedoninë e Veriut këtë vit pensioni mesatar 311 euro. Në Sërbi 318 euro. Në Mal të Zi,361euro dhe në Bosnjë Ercegovinë 275euro. -Në Shqipëri tani pensionet janë diku te 185-euro. Pensionet s’na dalin ankohen të gjithë e të tjera ankesa. Shitësi i lagjes Qerameti ka javë që e ka mbyllut dyqanin.
Arsyja se në lagjen”Ali Demi “ në një territor prej 100 m2 kompanitë e mëdha kanë hapur. Rosman Lala, Spar, Bio Market, Neptun, Globe, K.M.Y , Pro Natyra.
Këto kane falimentuar bizneset e vogla . Fletoren e kam më sqaroj besimtari Qeramet Koçi. Me rastin e ditës të Bajramit i njoftova të gjithë personat që më kishin detyrime se ja u kam falur detyrimet . Ja kam bërë Hallall.
Vendimi i Qeverisë për të marrë pensionet në bankë ka krijuar shqetësime e do të krijojë probleme. Kjo është kundërshtuar nga pensionistët , mbase nuk janë në gjendje të kryejnë procedura në banak. Shqetësim gjithashtu mbetet për pensionistët që jetojnë në zonat rurale. Lajmi fundit nga Kryeministri për bonusin prej 8000 lekë në dhjetor na gëzoi, por ky njoftim bëhet në prill për në dhjetor, pra 8 muaj para. në tetor do të jetë një përllogaritje tjetër! Që tani shumë zhurmë! Nga pensionistët kërkohet rritje te pensionit për çdo muaj në përputhje me shkallen e inflacionit e jo bonus një herë në vit. Pensionistët kanë nevojë sot e jo mot. ” Gropa “ që është krijuar për t’u mbushur do nga një lopatë dhe çdo ditë e jo një lopatë në vit. Ashtu si dhe fëmijët, edhe të moshuarit kanë nevojë për një shërbim në strukturë. Pra, krijimi i një rrjeti profesional bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare me fokus të moshuarit, do të ishte gjithashtu një tjetër arsye e fortë për përmirësimin e jetës së pensionistëve.
Plakja është një fenomen shumëformësh, e në qoftë se vdekja është e paevitueshme, plakja e kujdesi për të moshuar është përgjegjësi e shtetit, por dhe shoqërisë civile që e ka përjashtuar veten nga kjo detyrë.
Një fjalë e urtë popullore thotë: “Kur t’i bëhet qefi Agait i ka dalë shpirti fukarait!”





















