Prof.Dr.Tritan Shehu:  Mohimi i të drejtës për tu testuar, shkelje e të Drejtave Universale të Njeriut!

287
Sigal

E drejta individuale e cdo qytetari per te realizuar ekzaminimet mjekesore qe ai desheron, eshte nje e Drejte Universale, qe ne vendin tone po shkelet.
Testimi virusal (me tampon), apo ai imunologjik jane thjesht ekzaminime mjekesore te pa demeshme, qe cdo qytetar ka te drejten t’i realizoje ku te desheroje, ne baze te rekomandimeve mjekesore, deshirave e mundesive te tij, ashtu si ai vepron per te gjitha analizat e tjera, prane institucioneve, publike apo jo publike.
1-Mohimi me vendime arbitrare, anti shkencore i kesaj te drejte thelbesore duke ndaluar te gjitha laboratoret e vendit qe mund te realizojne keto analiza (nuk kuptoj mbi cilat baza lejohet vetem IShP per “tamponin” dhe QSUT per ate imunologjike!), cenon se pari nje te Drejte Universale Personale te Njeriut!
2- Se dyti kjo cenon edhe te Drejten e Njeriut per Shendet sepse duke minimizuar artificialisht ne ekstrem numrin e te dy llojeve testimesh, pengohet zbulimi i gjendjes reale qofte ndaj infektimit aktiv, qofte dhe ndaj nivelit te imunizimit te popullesise, duke e rrezikuar ate me tej ndaj kesaj epidemie, per shkak te pa mundesise te masave adeguate ndaj saj.
3-Ketu mund te shtohet dhe cenimi i te Drejtes per Pune e Mireqenie, qe me keto “mohime” goditet rende, nga mos njohja e nivelit te infeksionit dhe imunitar, gje qe pengon marrjen e vendimeve adegute per “Hapjen”.
4-Ne raste te tilla epidemie shteti ka per detyre t’i rimbursoje qytetaret qe kryejne keto analiza, te stimuloje laboratoret ne nivel vendi per t’i realizur ato, duke i kontrolluar e mbledhur te dhenat perkatese per t’i perpunuar e shfrytezuar me tej dhe jo t’i shpalle ato “veprimtari armiqesore”!