Prof.Dr. Lisen Bashkurti: Haredinaj do lirohet, problemi do ngelet – kërkohet zgjidhje juridike, jo retorike politike

836
Sigal

Këto ditë Ramush
Haradinaj u ndalua në territorin e Francës. Ndalimi u bë mbi një urdhërarresti
të lëshuar nga prokuroria e Serbisë qysh nga viti 2004. Ky problem ka ndodhur
edhe në Slloveni. Gjithashtu ka ndodhur edhe për ndonjë personalitet tjetër të
Kosovës.

Përse përsëritet i
njëjti precedent prej kohesh? Përse edhe shtetet që kanë njohur pavarësinë e
Kosovës pas 2008-s vijojnë të njohin kërkesat e prokurorisë serbe të vitit
2004? Sa standarde udhëheqin të drejtën penale në Evropë? Çfarë implikimesh kanë
Interpoli, Europoli dhe policitë nacionale në zbatimin e urdhërarresteve të
Prokurorisë serbe?

Këto pyetje kërkojnë jo
vetëm përgjigje, por mbi të gjitha zgjidhje. Zgjidhjet janë tërësisht të
mundshme. Por zgjidhjet kërkojnë tre mekanizma:

1. Angazhimin serioz të
diplomacisë së Kosovës në nivele dypalëshe dhe shumëpalëshe;

2. Zgjidhjen juridike
për shfuqizimin në të gjitha nivelet të vlefshmërisë së akteve juridike të
Serbisë mbi Kosovën dhe qytetaret e saj;

3. Futja në agjendën e
bisedimeve dypalëshe Kosovë-Serbi të shfuqizimit të veprimeve policore-penale
përpara vitit 2008. Ne negociatat dypalëshe të shtrohen dy opsione: shfuqizim
nga pala serbe ose vendosje reciprociteti nga pala kosovare.

Këto tri mekanizma
lypet të aktivizohen menjëherë me qëllim që të gjendet një zgjidhje juridike e
përhershme për shfuqizimin e urdhërarresteve të Prokurorisë serbe mbi
territorin juridik sovran të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ramushi do të lirohet.
Problemi do të ngelet i hapur. Kërkohen zgjidhje juridike dhe jo retorik
politike.