Arbër Abilaliaj: Partizani, skuadër e përgatitur dhe e ndërtuar për kampion

10

INTERVISTA/ Drejtori i KF Partizani, Arbër Abilaliaj, motivon skuadrën në prag të “Derbit” me Dinamon

Sigal

Agron KAJA

 

Në 31 javë të Abissnet Superiore, Partizani ka provuar tre vëndete para në renditje, pse ka ndodhur kjo luhatje?

Është pak a shumë normale kjo luhatje në tre vëndet e para të renditjes në këto 31 javë. Aq më shumë kur kemi patur edhe lëvizje në bankinë, brënda sezonit. Por këto luahtje kanë ndodhur edhe për shkak të skemës, dhe është e justifikueshme.

Partizani në këtë sezon po drejtohet në tre duar trajnerësh, si ka ndikuar kjo te skuadra?

Natyrisht që lëvizjet e trajnerëve ndikojnë edhe stili i lojës së skuadrës, por edhe forma e lojtarëve. Sepse pjesa më e madhe e futbollistë tanë e kanë nisur sezonin që në muajin korrik 2023, dhe me 3100 ose 3200 minuta në këmbëjanë 3-4 vetë.

Nga drejtor në trajner dhe anasjelltas, sa i shërbeu kjo lëvizje juaja rritjes së skuadrës së Partizanit?

Momenti tranzitor te skuadra më pozicionoi mua në bankinë, sepse duhet të gjenim trajnerin që donim pas largimit të Zekiç. Por kur u ula në bankinën e Partizanit, unë pashë një realitet tjetër dhe kjo eksperiencë më vlen tani që ti shoh më mirë situatat.

Në javën e kaluar humbët me Egnatian kryesuese, këtë javë ndesheni në “derbi” me Dinamon, është ngarkesë për skuadrën tuaj?

Jo, kjo është pjesë e kalendarit. Futbollistët janë profesionistë dhe janë të përgatitur për të gjitha ndeshjet njësoj. Kjo është faza e katërt, e cila është e rëndësishme dhe ne duhet të kthejmë besimin te lojtarët tanë për “Final 4”.

Duke qënë “Derbi” numur 4 në këtë sezon me Dinamon, si është përgatitur në klubin tuaj kjo përballje?

Si një ndeshje e rëndësishme për pozitat tona në vëndet e kreut të renditjes. Në këto situata ne kemi nevojë për pikë dhe për stabilitet në tabelën e renditjes. Sfida me Dinamon mbetet e një ndeshje e rëndësishme, e përgatitur për ta fituar ne.

Ju, sa herë e keni përjetuar këtë sfidë në karrierën tuaj si futbollist, dhe si trajner?

Dinamo atëherë ka qënë skuadër e fortë dhe rivale me ne (Partizanin). Duke ju referuar karrierës time (2004-2008), janë rreth 16 përballje Partizani-Dinamo. Ndërsa në kujtesën time mund të kem luajtur në 8 “derbi”. Si trajnerë, një herë 0-0.

Nisur nga ndeshjet dje ku Tirana e Skënderbeu fituan në transfertë, janë këto “trokitje” të tyre për zonën “Final 4”?

Natyrisht që kjo luftë sportive po bëhet edhe më interesante, dhe në javët në vazhdim ndoshta do të kemi edhe ndryshime të tjera. Gjithsesi, treshja e skuadrave Tirana, Dinamo City e Skënderbeu do luftojnë për “Final 4” në renditje.

Duke parë kalendarin tuaj dhe të Vllaznisë, mendoni se këtë javë do e parakaloni skuadrën shkodrane në renditje?

Realisht nuk e kemi menduar këtë gjë për këtë rast. Për ne ka rëndësi të fitojë skuadra jonë. Janë edhe pesë ndeshje të tjera deri në mbyllje të fazës së katërt  dhe kjo mbetet për tu parë, sepse ndeshjet e fundit të kampionatit kanë tjera specifika.

Skema e re e FSHF-së me “Final 4” luan edhe titullin kampion, mbi të gjitha, është ky objektiv i Partizanit?

Patjetër që po, nuk diskutohet dhe për këtë jemi të përgatitur, sepse e kemi për detyrë fitimin e titullit kampion. Partizani është i ndërtuar për ta fituar këtë trofe, dhe skema me “Final 4” na e jep këtë mundësi. Respekt për rivalët!

 

Refik Halili shet Tiranën, në ankand 66% e aksioneve të tij

Lajmi i djeshëm se Refik Halili, president i FK Tirana, ka menduar largimin nga ky post, është zbardhur zyrtarisht. Nëpërmjet ankandit, aksionet e klubit bardheblu që janë në pronësi të Refik Halilit, janë zyrtarisht në shitje dhe më 22 prill mbyllet ankandi që do të dekretojë pronarin e ri të Tiranës me 66% të aksioneve. Bashkia e Tiranës ka 34% të aksioneve në këtë klub futbolli.

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 32
E premte, 19 prill 2024

Erzeni-Tirana                 0-2

Kukësi-Skënderbeu        0-2

E shtunë, 20 prill 2024

Laçi-Egnatia                   15:00

Teuta-Vllaznia               18:00

Partizani-Dinamo City    18:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              31      57

2.Vllaznia             31      51

3.Partizani            31      48

4.Tirana                32      46

5.Dinamo City      31      46

6.Skënderbeu        32      44

7.Laçi                   31      38

8.Teuta                 31      37

9.Erzeni                32      31

10.Kukësi             32      26

 

Dinamoviti Luan Pinari: “Ky “Derbi” nuk ka favoritë

Ish-mbrojtësi e kapiteni i Dinamos, Luan Pinari, më pas edhe pjesë e Partizanit,  dje për gazetën “Telegraf” tregoi se “Derbi” i rradhës mes Partizanit e Dinamo City vjen si një sfidë që nuk ka favoritë. “Është një ndeshje delikate, e cila vjen në momentin e duhur për Dinamon, ndërsa Partizani vjen nga një moment jo i mirë. Duke e parë në realitetin e të dyja skuadrave, e mendoj një ndeshje pa favoritë, edhe pse Partizani do të luajë në stadiumin e tij. Dinamon e shoh si skuadrën e katërt më të mundshme për grupin e “Final 4”, ku Partizani besoj se e ka të siguruar. Gjithsesi, do mendoja një ndeshje me shumë tifozeri, jo vetëm nga Partizani, por edhe nga Dinamo”. Në 10 sezone me fanelën e Dinamos, Pinari ka luajtur në 192 ndeshje dhe mes tyre edhe 22 “derbi” ndaj Partizanit.