Adriatik Dosti: Replikë publike me pronarët e Non Grata-ve …

279
Sigal

Juve që ulërisni Ujku -ujku [Berisha]…e Çakalli [Rama ] bën kërdinë!
…Unë kurrë nuk kam ndërmend të bëj Avokatinë Mbrojtëse të Sali Berishës e të kërkujt politikani tjetër shqiptar, por ama. Avokatinë mbrojtëse të kombit e të popullit tim, të cilin ju që dje e shitët, e copëtuat e përbuzët dhe e tallët dhe sot po i ndërseni shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Po i ndani në të majtë e në të djathtë…në të Saliut e në të Ramës…po i vidhni, po i varfëroni…e po i përzini nga Atdheu i tyre… e po i përçani e sundoni përmes politikave tuaja të poshtra, të djallëzuara e thellësisht antishqiptare. Do ta bëj, madje fuqishëm e deri në frymën time të fundit! Në të dyja Non Gratat tuaja kundër Sali Berishës -vetëm një qorr e një i metë nga trutë e kokës- nuk e kupton se s’keni gjë personalisht me të ore jooo, por të gjithën e keni kundër Shqipërisë e kundër shqiptarëve, kundër PD e Opozitës, kundër demokratëve e demokracisë: ndryshe nuk do godisnit atë që në fund të fundit i ka bërë vendit e popullit të tij 4-5 të mira të mëdha kombëtare e ndërkombëtare e do të mbronit e mbanit kaq fort në pushtet Ramën e 1001 skandaleve, poshtërsive e tradhëtive. Të keqen e tyre të dytë më të madhe në historinë e tyre kombëtare [ pas Enver Hoxhës], që prej shpalljes së Pavarësisë më 1912 …e daljes në skenën euro – botërore si shtet më vehte e i pavarur …
Dikush e argumentoi Non Grata –( britanikët) para dy ditëve si pjesë e politikave të përbashkëta të Unionit Five Eyes …ku bëjnë pjesë Amerika, Britania, Kanadaja, Australia e Zelanda e Re… Atëherë pyetja është: Përse Britania nuk e shpalli Berishën të tillë që atë ditë apo të nesërmen e vendimit publik amerikan …apo u kujtua tani pas 1 viti e kusur…e veçmas pasi pa me sytë e saj edhe 7 korrikun? Po ato tre vendet e tjera kur kanë ndërmend ta shpallin Saliun – Non Grata apo në shtator kur mendohet vazhdimi i protestave të mëdha mbarë popullore anti -Rama? Sa qesharakë që jeni bërë vërtet….po aq edhe të pa besueshëm e të neveritshëm! Ju thoni se po godisni fort korrupsionin në të mirë edhe të Shqipërisë e shqiptarëve…ok zotërinj …po korrupsion madje të përmasave tepër të frikshme e të rrezikshme e duke abuzuar mjaft rëndë me pushtetin po bëjnë ata që kanë në dorë pushtetin e janë ende në fuqi në atë vend që prej 2013-ës Rama e banda e tij kriminale e jo ata që kanë ikur nga pushteti që 9 vite më pare- Saliu e ndjekësit e tij- e që faktikisht kanë në duart e tyre vetëm çelësat e kashtës.
…Mjafton vetëm skandali i Inceneratorëve që ju nëse e doni kaq shumë Shqipërinë e shqiptarët e ju digjet barku për ta…e meqë jeni kaq të vendosur në luftën tuaj kundër korrupsionit …ju duhet ta kishit shpallur Ramën e krejt bandën e tij kriminale qeverisëse Non Grata kolektivisht … por edhe duhet t’i kishit çuar prej kohësh në bankën e drejtësisë …e pas hekurave … Ju thoni se po godisni kriminalitetin…dhe lidhjet e tij me pushtetin. Ore zotërinj: mos na bëni për budallenj në mes të ditës për diell…se po qe për këtë akuzë…o ka lidhje me krimin e kriminalitetin, me vrasësit e drogmenët…me ata të hurit e të litarit, që e sollën e po e mbajnë në pushtet…Rama …o rrezik s’ka kërkush kriminel tjetër i çfarëdo lloj nacionaliteti në mbare globin… Kriminelët në atë vend …ministra, zyrtarë të lartë, biznesmenë, oligarkë, milionerë e deputetë i ka bërë Rama juaj o zotërinj e jo Berisha…ok… A ka fakt me kokëfortë se një tufë ministrash, kryebashkiakësh e zyrtarësh të tij të lartë, që deri dje i kishte si ”më të mirët” në kabinetin e tij qeverisës Rama, sot i ka në burg për krime të llojeve të ndryshme…hë pra …na thoni për cilët lloj kriminelë të Saliut e keni fjalën?…se këta të Ramës i di rrezik edhe fëmija në bark të nënës aq shumë poshtërsira e krime kanë bërë të gjithë së bashku kundër vendit e popullit të tyre. Është fare qesharake teksa fjala vjen merreni me Fazlliçin e harroni Baton Haxhiun. Kush ka Vile Bunker në Surrel? Rama apo Saliu? Kush jeton në një apartament tepër modest në Tiranë Edvini apo Berisha? Kush ka makinë të blinduar dhe një tufë bodigardësh, që i shkojnë pas Saliut apo Ramës? Kujt ja bëri dhuratë një super makinë amerikane GMC …Olsi Rama? Saliut apo të vëllait Edvinit? Kush përflitet pa reshtur se ka disa llogari bankare jashtë vendit dhe miliona euro dollarë në to …Berisha apo Rama? Hetoni zotërinj ‘hetoni’ e pastaj çojani ato Non Gratat tuaja atij që vërtet e meriton ok… Ore kot t’u pyes po publikisht kur flisni për krime e kriminelë,përse nuk shpallni Non Grata serbin Vuçiç; autorin e masakrave të Reçakut e të Serbrenicës ju? Por shpallni Saliun e Shqipërisë! Vërtet thua të ketë bërë kaq shumë krime monstruoze ky i yni e ne të tijët të mos dimë gjë fare e shyqyr që ju po na hapni syt ? Përse nuk merrni me Arkitektin real të krimeve e të korrupsionit-krye horrin e sotëm krye- ministër të shqiptarëve, vrasësin e vërtetë të 21 janarit , hajdutin e madh të Inceneratorëve; zullumqarin e shitjes së Detit të shqiptarëve…të skandaleve të Portit të Durrësit…të shitjes së Pallatit të Brigadave, të Butrintit, të Dyrrahut …të Apollonisë…të Aeroportit të Vlorës…të patronazhistëve, të nxjerrjes së sekreteve e të dhënave personale të shqiptarëve…lincuesit të gazetarëve shqiptarë…armikut të fjalës së lirë… të përzënësit të dhunshëm të shqiptarëve nga Atdheu i tyre etj etj… E pra këto i ka bërë Rama e jo Saliu zotërinj ”pronarë” të Non Grata-ve… Zotërinj amerikanë e britanikë: Sot bredh nëpër botë me aeroplan personal e familjar [ me aeroplanët e Shqipërisë sigurisht] duke shpenzuar sa ti dojë b***a e Linda e tij bashkë Rama e Jo Berisha…ok… Sot në atë vend shtetërisht, ligjërisht, por si cub edhe publikisht krimet e kriminelët i mbron ai që ka pothuajse krejt shtet – qeverinë në dorë Rama e jo pensionisti Berisha. Tom Doshët e kodoshët, Gjushët e Sejdinët, Tahirët e Bllakon, Tushen, Kajmakun e dreqin e të birin bashkë: disa prej të cilëve po ju i keni shpallur Non Grata …i mbron Rama juaj e jo Saliu ynë apo jo? Saimir Tahirin ish Ministrin e Brendshëm, por edhe të drogës aty në Uashington që t’u takonte juve ju a solli Edvini e jo Saliu me sa di unë apo jo? Kosovën që ju e çliruat prej sadizmit serb, po e shet Edvini juaj e po i ngul thikën pas shpine jo Saliu ynë apo jo? Ballkanin çorap e lesh e li me sa di unë po e bën ky Rama juaj e jo pensionisti Berisha që po ju a thotë në sy e publikisht shqiptarëve nga të dyja anët e kufirit antishqiptarizmin ogurzi të këtij projekti ruso -serbo-sllav, që ju cënon jo pak edhe ju e politikat tuaja në këtë rajon fort të trazuar.
Shqipërinë në Ferr po e çon Rama e banda e tij antishqiptare e deri dje edhe antiamerikano-britanike, anti NATO, anti BE, anti Rrugës së Kombit, anti heqjes së vizave për shqiptarët etj, etj…e nuk po i vjen atij vendi e atij populli e sigurisht as edhe vendeve e popujve tuaj asnjë lloj e keqe as nga Berisha e as nga PD, as nga Opozita e as nga demokracia!
Ndaj gjeni busullën e humbur e mjaft u bëtë qesharak në sytë e shqiptarëve, por edhe të krejt Europës e botës me këto palo Non Gratat tuaja që drejt me e thënë ne njerëzit normalë nuk po dënjojmë më të shkojmë as deri në VC apo në hale nëse e doni edhe më fare shqip ok…