Nishani vlerëson “Rilindja Demokratike” me ‘Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut’

487
Sigal

Presidenti i
Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar gazetën “Rilindja Demokratike” me
titullin “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”.

Vlerësimi vjen me
rastin e 26 vjetorit të themelimit dhe botimit të numrit të parë të gazetës së
parë opozitare në vend. Sipas Presidencës, gazetare ishte “një zë i lirë dhe i
pavarur mediatik pas afro pesë dekadash shtypjeje dhe censure të ashpër
komuniste”.

Motivacioni: “Në
vlerësim të kontributit të vyer e të pazëvendësueshëm si gazeta e parë që vrau
frikën e diktaturës dhe hapi rrugën për rivendosjen e shtypit të lirë në
Shqipëri, duke përhapur e lartësuar vlerat e patjetërsueshme të lirisë dhe të
demokracisë”.