Prof.Dr.Enver Bytyçi: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës

278
*
Sigal

 

 

Menyra si flet, si vepron dhe si merr vendimet Edi Rama eshte revoltuese! Une, une, une… Pa fund ego dhe uni! Sikur ai eshte zot i tokes dhe i qiellit! Sikur Shqiperia te ishte nje feud i tij. Kjo eshte e vetmja arsye pse une jam kunder ardhjes se afganeve ne Shqiperi! Nuk mundet qe nje njeri, qofte ky dhe kryeminister, pa asnje konsulte, pa asnje perpjekje per te biseduar me kreun e shtetit, me opoziten dhe shoqerine civile te vendose i vetem per ate qe e vuajne ose e heqin shqiptaret! Protesta duhet kunder Edi Rames dhe menyres e frymes se tij te qeverisjes! Kunder arrogances se tij ne vendimmarrje dhe kunder imponimit qe ben per vendimmarrjen e tij! Kush mendon se duke protestuar kunder arrogances se Edi Rames kundershton nje projekt humanitar amerikan, gabon. Perkundrazi, duhet t’u jepet dhe amerikaneve te kuptojne se nuk eshte lehte t’i kryesh punet ne kulisa me nje person te vetem, per me teper te korruptuar e te kapur! Ne demokraci veprojne institucionet, ne diktature vepron dhe merr vendime individi! Shqiperia ka sot nje qeverisje me pak kolektive sasa ne ish-diktaturen komuniste!