Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Rrethimi demokratik i diktatorit” !

236
Sigal

Putinizmin e mposhti dhe e diskretitoi në të gjithë botën veprimi i përbashkët demokratik, brenda dhe jashtë Rusisë, duke e detyruar të ulet në tryezën e bisedimeve. Putini, me çmendurinë e tij, nuk arriti asnjë objektiv politik, ushtarak dhe diplomatik.

Europa u bashkua edhe më fort, kundër putinizmit, per të mbrojtur vlerat e demokracisë, lirinë e ukrainasve dhe sovranitetin e Ukrainës. OKB me rezolutë të votuar kundër vetëm nga katër shtete dënoi agresionin nazistë dhe i kërkoi tërheqjen e ushtrisë pushtuese nga Ukraina.Izolimi ekonomik dhe goditja e oligarkëve të Putinit e zhvleftësoi rublën 60 %.

Diplomacia europiane e turpëroi strategun e politikës se jashtme Sergei Lavrov, duke u larguar nga salla ku ai do të “filozofonte” e do të justifikonte putinizmin.FIFA dhe UEFA i përjashtuan ekipet ruse nga çdo aktivitet.Të gjitha këto masa rritën kundërshtimin nga brenda, Akademikë dhe shkenctarë guxuan dhe kundërshtuan agresionin. Mijra qytetarë protestuan dhe u burgosen. Pati edhe parlamentarë e politkanë që e kundërshtuan agresionin. Tronditja më e madhe do të ndodh, kur të meret vesh, se sa janë jetët e humbura të ushtarëve dhe mjetet ushtarake të shkatërruara. Nje proces i ri i politik, mund të lind, për ta provuar edhe rusët demokracinë e vërtetë te panjohur edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Duhet një rrethim demokratik i brendshëm, që putinizmi duket se po e përgatit, pa e dëshiruar.