Një shqetësim është ngritur lidhur me aktivitetin online të një shtetasi të huaj që jeton dhe punon në Durrës.
Sipas denoncimit, personi dyshohet se regjistron në mënyrë të përsëritur gra, vajza dhe në disa raste edhe fëmijë në hapësira publike, pa pëlqimin e tyre.
Materialet e dërguara tregojnë se ai ka realizuar video në zona të ndryshme të Durrësit, përfshirë Golemin, Plazhin, Bulevardin dhe Vollgën, ndërsa sipas denoncuesit, ka qenë aktiv edhe në Tiranë.
Në disa prej videove, kamera fokusohet te vajza dhe gra që kalojnë në rrugë apo shëtitore, ndërsa personi i regjistron gjatë lëvizjes.
Denoncuesi pretendon gjithashtu se disa prej këtyre pamjeve janë shoqëruar me komente dhe publikime në rrjetet sociale, duke iu treguar personave jashtë Shqipërisë pamje të grave shqiptare.
Për këtë arsye, denoncuesi kërkon që aktiviteti i tij të verifikohet nga autoritetet kompetente, veçanërisht për të përcaktuar mënyrën se si janë realizuar dhe përdorur këto materiale.
Sjellje potencialisht problematike të verifikohen në kohë dhe të merren masat e nevojshme nëse konstatohet shkelje e ligjit.






















