Lisen Bashkurti:Kryebashkiakët të shikojnë punët e tyre

577
Sigal

 

Nuk ka më keq kur pushtetarët
flasin për çështje që nuk ua kërkon kush. Kur deklarohen për politika, për të cilat
nuk janë votuar. Kur tejkalojnë kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

 Këto ditë mësuam së bashkitë e
Tiranës dhe Prishtinës po bëjnë marrëveshje bashkëpunimi për politika e
projekte komunale. Kjo është gjë shume e mirë. Kryekomunarët për komunat.
Komunat për qytetarët e tyre. 
Deri këtu çdo gjë është normale.
Mirëpo puna nuk mbaroka deri këtu. Kryebashkiashkët, apo siç i thonë ne Kosove
kryekomunarët nuk kufizohen në kompetencat e tyre. Ato shtrihen në politika dhe
projekte me karakter e dimensione kombëtare. 
Shpend Ahmeti i Prishtinës merret
me bashkimin Shqipëri-Kosovë. Ndërsa Erion Veliaj merret me
“definicionet” rreth “Shqipërisë së Madhe” dhe
“Shqipërisë së Mirë”(!)
Të dy dalin nga përgjegjesitë e
tyre direkte kushtetuese, ligjore dhe politike.

 

Përse
gabojnë kryebashkiatët tanë?

 Mos vallë kanë oreks politik
përtej kompetencave të tyre aktuale? Mos vallë duan të mbulojnë sfidat komunale
me deklarata politike mbarëkombëtare? Mos vallë nuk bëjnë dot as njërën, as
tjetrën? Mos vallë mendojnë së mund t’i bëjnë të dyja? 
Sido që të jete e vërteta, ajo që
mund të themi për dy kryekomunalët apo kryebashkiakeët, siç i thonë në Tiranë,
është këshilla dashamirëse për të dy, Shpendin dhe Erionin: Mendoni, punoni e
deklarohuni për ato që ju kanë votuar qytetarët, që ju ngarkojnë kushtetutat
dhe ligjet e të dy shteteve tona. Përtej punëve tuaja ka kush mendon, punon dhe
deklarohet. Dashamirësisht ju uroj suksese të dyve!