Kastriot Myftaraj/ Klinton imiton Enverin me shëndetin

530
Sigal

Kastriot Myftaraj


Është interesante se si komunistët e të gjithë botës, në të gjitha kohërat
sillen në mënyrë të njëjtë në situata të caktuara. Kur Enver Hoxha pësoi një infarkt
të rëndë të miokardit në 1973 dhe nuk u shfaq për një kohë të gjatë, jo më në
publik, por as në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të tij, jozyrtarisht u
qarkullua një fabul se shoku Enver kishte marrë një pneumoni pasi një ditë me
erë
të ftohtë, megjithëse udhëheqësi ishte me një
rrufë, ai, duke udhëtuar për në Tiranë ngulmoi të ndalonte te lapidari që
përkujtonte një betejë të lavdishme të partizanëve kundër gjermanëve në
lartësitë e Kërrabës. 

Hillary Clinton, e cila në rininë e saj ka qenë
militante marksiste, madje komuniste (dy nga katër partnerët e zyrës avokatore
ku punoi ajo pas diplomimit kanë qenë anëtarë zyrtarë të Partisë Komuniste
Amerikane), tashmë që është në gjendje të keqe shëndetësore në fushatën
presidenciale, është duke u sjellë si Enver Hoxha. Nga zyra e Zonjës Clinton na
u tha zyrtarisht se ajo megjithëse kishte qenë duke vuajtur nga një alergji e
rëndë, mori pjesë në ceremonitë përkujtimore për 11 shtatorin, me ç’ rast u
ndje keq dhe u largua ashtu siç e pamë të gjithë. Pas kësaj, në kontrollin
mjekësor iu diagnostikua një pneumoni. Nënkuptimi i qartë është se Zonja
Clinton është një martire e re e 11 shtatorit! Krejt si shoku Enver Hoxha, që
për pak u bë dëshmori i ri i Luftës së Mushqetasë, 29 vjet pasi kishte ndodhur
ajo.

Në të vërtetë Lufta e Mushqetasë ishte shumë e
ngjashme me Atentatet e 11 shtatorit. Në Luftën e Mushqetasë aeroplanët
bombardues dhe gjuajtës amerikanë dhe britanikë sulmuan në valë të
njëpasnjëshme autokolonat gjermane që tërhiqeshin nga Greqia, duke hedhur bomba
dhe mitraluar pa dallim gjermanë dhe partizanë, aq sa të dy palët armike në
tokë, morën vrapin përrenjve, duke hedhur armët, ashtu siç vraponin njerëzit në
New York kur po binin kullat binjake.
 Shoku Enver Hoxha
ishte 65 vjeç kur pësoi infarktin e miokardit në 1973. Hillary Clinton është
sot 68 vjeç. (Ajo i mbush 69 vjeç në 26 tetor.)
Gënjeshtra e “Pneumonisë partizane” të Enver Hoxhës u
zbulua shpejt për të gjithë, sepse udhëheqësi që nga viti 1973, nuk e rifitoi
kurrë më shëndetin e mirë. Edhe kjo gënjeshtra e pneumonisë të Hillary-t do
zbulohet shpejt. Kjo “bijë e luleve”, e gjeneratës së viteve gjashtëdhjetë, e
ka shkatërruar shëndetin që në rininë e hershme me të gjithë llojet e drogave
dhe nëse fiton zgjedhjet në moshën 69 vjeç do të jetë një kufomë shëtitëse, me
shëndetin e një 89 vjeçareje.