Gazeta Telegraf/Rrëzimi i avionit në Ishëm

435
Sigal

Jakup B. GJOÇA

 Një avion i vockël, sa një mushkonjë, me pilot
Italian, është ulur në grykëderdhjen e lumit në Ishëm të Durrësit. Shqipëria
nuk ka më radar, që të kapë avionët në hapësirën e Shqipërisë, pasi shpenzimet
për mbrojtjen e territorit të Shqipërisë harxhohen tërrësisht për manikyrin dhe
parukërinë e ministres së mbrojtjes së Kufijve. Lajmi, u dha LIVE në Parlamentin
e Shqipërisë, për uljen e avionit-mushkonjë në Ishëm të Durrësit, por Policia e
Shtetit, e mohoi lajmin, me arësyetimin që akoma në Shqipëri, nuk ka filluar
fushtata e korrje-shirrjes së Hashashit!
Çuditërisht,
dhe rastërisht, ky avion-mushkonjë u ul, për “difekt teknik” në Ishëm të
Durrësit, (dhe jo në aeroportin e Rinasit) që ndodhet vetëm 3 minuta larg. Por
më mirë që ndodhi tani, 3 ditë pasi ka mbaruar edhe fushata elektorale e
Rilindjes Ramaiste në Bashkinë e Dibrës dhe gojët e liga thonë se kishte ardhur
të merte hashashin e nje politiakni të dorhequr në zonën përballë shëngjinit si
kompesimë të investimit të tijë në lokalet që zëvendësuar Shukriun. Po me sa
duket tersi kur të kapë hapi dyer e dritare që të futet e të daklë vetë,dhe se
Shukriu paska lënë ushkurin përjashta. Deputeti socialist i tendereve, Sadri
Abazi, sipas agjencisë së informimit nga Kalaja e Dodës ndot(dh)et në gjendje
paciaenti në një nga spitalet private të Tiranës (konfirmohet, por jo i shtruar
në Spitalin ku mund t’i rrezikohet jeta nga shishet e benzinës), për të
rikuperuar zërin nga të pëlliturat e hatashme, në mbledhje të votës. Rilindja
Ramaiste, duhet thënë, pësoi shumë FIRO Financiare në fushatën elektorale të
Bashkisë së Dibrës, ca më tepër, që këto zgjedhje u bënë paraprakisht, përpara
fushatës korrje-shirrje të Hashashit!
Ndaj,
për të rikuperuar Firot Financiare, Rilindja Ramaiste kërkoi ndihmë nga
avionët-mushkonnja!
Konfirmimin e plotë, të
destinacionit të avionit-mushkonjë, të ulur, në Ishëm të Durrësit, për shkak së
gjatë fluturimit, iu këput një flatër krahu, do ta zbardhë të plotë, Drejtësia
e Reformuar nga Fatmir Xhafa!
Ndërsa, ne të
tjerët, jemi në pritje, të dhënies të koncensionit të ri, që po harton “Qeveria
e Rilindjes Ramaiste”, për DISIFEKTIMIN E PLOTË të bregdetit shqiptar, përpara
se të fillojë në Shqipëri masivisht, fushata e re e korrje-shirrjes e hashashit!