Gazeta Telegraf/ Konferenca e 25 e ACEEEO-s dhe takimi me Asamblenë e Përgjithshme

436
Sigal

Shoqata e Zyrtarëve Zgjedhorë
Europianë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë,
organizojnë Konferencën Vjetore të 25 dhe në Asamblenë e Përgjithshme të
Shoqatës që do të mbahet në Tiranë, më 21-23 shtator 2016. Siç e dini 2016
është vit mjaft i rëndësishëm për ACEEEO-n – Shoqata feston 25 vjetorin e saj
ku Shqipëria është anëtare themeluese në vitin 1991. Aktiviteti do  ofrojë panoramë të përgjithshme në lidhje me
pjesët dhe ecuritë thelbësore të zgjedhjeve që nga themelimi i Shoqatës.
Tematika është “Zhvillimi i Sistemeve dhe Proceseve Zgjedhore”, ku do të
ofrohen mundësi të mëdha në shqyrtimin e tendencave dhe përvojave kryesore të
25 viteve të fundit, si edhe çështjet që kanë trajtuar (EMB) organet drejtuese
zgjedhore gjatë kësaj kohe. Si çdo vit, qëllimi i Konferencës është t’i ofrojë
pjesëmarrësve mundësinë e konsultimeve dhe rrjetëzimit në të dy nivelet,
rajonit dhe ndër-rajonit. Gjatë konferencës, do të zhvillohen dy aktivitete të
veçanta. KQZ bën bashkë drejtuesit kryesorë më të rëndësishëm të organizatave
që lidhen me zgjedhjet ndërkombëtare dhe rajonit në “Samitin e Liderëve
Botërorë të organizatave kyçe të zgjedhjeve”, duke i kërkuar të ndajnë me
publikun mendimet e tyre në lidhje me ndryshimet e sistemeve zgjedhore në botë
gjatë çerek shekullit të kaluar dhe pritshmëritë për të ardhmen. Gjithashtu do
të paraqiten zhvillimet e fundit të teknologjisë zgjedhore – këtë herë jo vetëm
nga panairet e zakonshme, por edhe me aktivitetin e titulluar ” Zhvillimi
i Teknologjisë së Zgjedhjeve në 25 vitet e fundit – Samiti i Kryetarëve të
Komisioneve Zgjedhorë (CEO) dhe kompanive që lidhen me zgjedhjet”.