Gazeta Telegraf/ Krerët socialistë preferojnë Metën për President, përgjigjet LSI

517
Sigal

Pas Ministrit të Jashtëm Ditmir
Bushati edhe zyrtarë të tjerë të PS kanë vlerësuar rolin e Ilir Metës duke e
parë atë në pozicionin e presidentit te ri. Duke qenë se koha për ta zgjedhur
kreun e ri të shtetit po afron, duket se disa nga socialistët i kanë lënë
mënjanë divergjencat me LSI dhe po përpiqen të stimulojnë lëvizjen e kryetarit
të LSI drejt presidencës. Se sa të sinqerta mund të jenë këto deklarata kjo
mbetet per t’u parë në ditët në vazhdim, por duket se përgjigja e parë ka
mbërritur nga deputetja Kejdi Mehmetaj. Në një status të postuar në rrjetin
social ajo thotë qartas se pozicioni aktual i Ilir Metës është më i
përshtatshmi për profilin e tij politik. “Unë mendoj se Z.Meta ndihet i
respektuar nga vlerësimi i disa prej figurave të Partisë Socialiste që e shohin
së pari si njeriun konsensual dhe konstruktiv dhe si Presidentin e ardhshëm të
Shqipërisë. Megjithatë them se detyra e Metës si kryetar i parlamentit ende nuk
ka mbaruar dhe roli i tij konstruktiv është dhe mbetet i pazëvendësueshëm në këto
kohë tensionesh të mëdha politike”, shkruan Mehmetaj, ndërsa vlerëson se
proçesi i zgjedhjeve në LSi kërkon pa dyshim angazhimin e kryetarit të saj.
Përpos kësaj, deputetja më e re e parlamentit e konsideron tepër të ri Ilir
Metën për të lëvizur drejt presidencës, pasi siç shkruan “Ilir Meta, si askush
tjetër në politikën shqiptare, ka besuar tek të rinjtë. Mendoj se kauza e tij për
promovimin e të rinjve ka akoma shumë rrugë për të bërë. Pse jo, do e quaja
edhe një detyrim të tij që duhet çuar deri në fund! Gjithsesi rruga drejt
zgjedhjes së presidentit të ri është ende e gjatë dhe deri atëherë do të ketë
shumë emra që do të përfliten dhe shumë më pak që do të votohen nga parlamenti.