Evdal Nuri: Krimi, të 57- nga 193 vende…!

418
Sigal

 

1-Krimi po na vret! Kushdo që njihet me këto shifra, shqetësohet dhe i bën pyetje vetes: ”Pse kjo gjendje kaq e dëshpëruar ?” Ta nisim me një shifër. Gjatë vitit 2021 kemi 61 vrasje. I bije 5 në muaj. Në vitin 2022 në nëntë muajt e parë 48 viktima. Ndodh dhe katër në ditë, si disa ditë më parë ! Vrasje dhe vetëm vrasje dëgjojmë. Arsyet nga më të ndryshmet. Për larje hesapesh , vjedhje, xhelozi edhe për një vijë ujë, copë tokë, parking apo celular! Për vitin 2021, në rang vendi, sa i përket krimeve kundër jetës, nga numri, Tirana kryeson me 19%, e ndjekur nga Vlora me 12 %, Shkodra 11 % dhe Fieri, Elbasani Lezha e Korça 6 % secila. Shqipëria vijon të renditet mes vendeve më problematike në botë sa i përket krimit të organizuar. Indeksi Global i krimit ka renditur Shqipërinë të 57-tën mes 193 vendeve anëtarë të OKB-së duke nënvizuar se vendi ynë është i përfshirë nga zyrtarët e korruptuar të policisë dhe gjyqësorit, të cilët nuk kanë vullnetin për të luftuar paligjshmërinë, ndërsa në raport thuhet se shpesh ata janë të emëruar në pozicione politike në nivele të ndryshme. Raport vlerësimi për Shqipërinë thuhet se: “Në vendin tonë dominojnë rrjetet kriminale me influencë në disa veprimtari. Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe se po kalojnë në prokurimin publik”. Pavarësisht reformave të qeverisë, vlen të theksojmë që në bazë të raportit thuhet se reagimi qytetar gjithashtu është vlerësuar me notën e ulët që tregon besimin e vogël tek institucionet shtetërore dhe gjyqësore. “Kemi nëntë  deri në 10 krime në ditë. Kjo është një shifër më e lartë në krahasim me Rajonin, ku  kemi pasur edhe një shtim të vrasjeve. Gjatë vitit 2021, kemi bilanc lufte dhe për aksidentet rrugore, 191 të vdekur, e mijra të plagosur. 2-Armët,  nxisin krimin! Mbi 90% e krimeve, që dëgjojmë çdo ditë bëhet nga armët që njërëzit i kanë në shtëpitë e tyre. Shtetit i mungon dëshira për t’i mbledhur. Një inisiativë në 2017 për grumbullimin e tyre dështoi. U grumbulluan mbi 60.000 armë, por  nuk u çua deri në fund! Tani na thuhet se deri në vitin 2024 do të grumbuullohen! Gjatë dy vjetëve dhe sa viktima do na sjellin? Nga 97 rreth 40% e familjeve shqiptarë muarrën armë e përkthyer në shifra afërsisht 4 në 10 familje. Vrasjet nga armët kanë kaluar shifrën e  mbi 7000. Me hapjen e depove të ushtrisë në vitin 97 rreth 800 mijë armë luftarake ranë në duart e popullatës. Më të shumtat ishin automatikët kallashnikovë dhe pistoletat TT. Ato i gjen lehtësisht e për pak para, ndofta me çmimin e një celulari! Sot flitet për rreth mbi 200 mijë armë që gjenden  në duart e shqiptarëve.Një rrezik para të cilit s’mund të mbyllësh sytë, kur kujton viktimat që kanë shkaktuar. Armët i kanë ata, që s’duhet t’i kenë e me të cilat vrasin, vjedhin, kryejnë akte kriminale, duke të dëmtuar dhe ty o shtet. Armët kanë vrarë gjyqtarë, komisarë, policë, motrat, vllezërit, prindërit, fëmijët tanë! Janë vrarë njerëz të pafajshëm të të gjitha moshave, sekseve, për larje hesapes, prishje pazaresh, motive të dobëta, si për xhelozi, zenkë, një vijë uji, një copë toke, një parkim makine, ose pse më pe e pse të pash! Arma ka bërë trim dhe frikacakun! Të gjithë këto vrasje, s’do kishin përfunduar në vdekje, nëse s’do të kishin armët. Me forcën e armëve grupet kriminale kanë ” gjugjëzuar shtetin.” Janë ndëruar shumë minista të  brëndshëm dhe drejtorët e përgjithshëm. Këta kanë ndryshuar drejtorët e shefat e komisariateve, por gjendja është po ajo. Kemi patur 18-ti drejtues policie në harkun e 32 viteve nga rrëzimi i regjimit komunist. Gledis Nano ishte i katërti drejtues, që shkarkohet nën qeverisjen socialiste, pas Artan Didit, Haki Çakos e Ardi Veliut. Forca e shtetit për t’i zbuluar e dënuar rëndë është anemike. Vrasësit me pagesë ka vite që janë shtuar  në Shqipëri. Nëse i referohemi situatës ka mungesë informacioni tek policia dhe kontrolli i personave me precedentë kriminal. Nuk mungojnë rastet kur nga punonjësit e rendit bashëpunojnë me krimin. Krimet e përplasjet vijnë për linjat e drogës, pasi këto linja janë e vetmja mënyrë që grupet kriminale të japin fitime të mëdha për një kohë shumë të shkurtër. Kjo është mjaft  shqetësuese për një vend s’i ky i yni! E keqja se s’i dihet fundi ! 3-Reformimi i policisë në bazë. 188 efektivë policie të sektorëve të ndryshëm janë vënë nën hetim dhe janë dërguar në prokurori nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për gjashtë muaj. Krahas tyre, kemi shumë raste për shpërdorim detyre e korrupsion, por edhe për vepra të tjera penale, si mosveprim, apo veprime arbitrare gjatë ushtrimit të punës. Sipas të dhënave nga janari në qershor janë arrestuar me masa sigurimi të caktuara nga gjykata edhe për 23 punonjës policie. Numrin më të lartë të të hetuarve dhe arrestuarve, e ka patur muaji që lamë pas. Gjatë qershorit, u dërguan për hetim 50 efektivë, ku 6 prej tyre u arrestuan me vendim gjykate. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, gjatë kësaj kohe u trajtuan edhe 1174 ankesa, ku numri më i lartë janë shkeljet, që kryejnë efektivët e rendit dhe sigurisë publike, për të vijuar me policinë rrugore, specialistët e hetimit të krimeve. 4- Jo kushdo mund ta bëjë punën e policit! Në diktaturë, nga Korça erdhi  një polic që Berati ia vuri emrin “Katani”, (nga filmi Komisar Katani) Ai e bëri “zap” Beratin. “Katani” nuk mbante këpucë polici, por atlete, mbasi kështu e kishte më lehtë për të kapur keqëbërësit. Katër- pesë të plotfuqishëm kishte Berati e punët ecnin për mrekulli. Kuptohet se tani kanë dalë fenomene të reja, që më parë s’njiheshin, si; droga, krimi i organizuar korrupsioni, vjedhjet me armë, prostitucioni, por faktet flasin për keq! Nga polici kërkohet të jetë i ndershëm, trim, i komunikueshëm e i pakorruptueshëm, të mbrojnë ligjin, të jetë i drejtë e së fundi dhe kryesorja, bindës në çdo vendim. Nga ata, kërkohet kualifikim e përzgjedhje. Policit krahas kërkesës së llogarisë, duhet vlerësuar e ndihmuar për punën e vështirë që ka. Ata që janë ngarkuar me përzgjedhjen e uniformave blu të kenë mirë parasysh, aftësinë e tyre në marrëdhëniet me njerëzit, komunikimin, vendimmarrjen, pjekurinë emocionale dhe përshtatjen duke u sjellë me objektivitet. Të veprojnë me dhimbsuri e prapë të jenë të paepur e korrektë në zbatimin e ligjit. Pikërisht këta duhen kërkuar, kualifikuar, trajnuar e punësuar. Së fundmi, duhen marrë në forcat e rendit elementë pa asnjë ndërhyrje, bindje politike apo korruptive, gjë për të cilën kohët e fundit ka patur me të drejtë shumë vërejtje. Është e arsyeshme, që i paafti, i korruptuari, i padisiplinuari, indiferenti, i pakualifikuari, frikacaku, që s’ka zbatuar rregullat në gjithë punën e tij, duhet zëvendësuar me një tjetër, që të ketë cilësitë më pozitive të një punonjësi policie. Në këtë drejtim mbetet shumë për të bërë. Shpesh dëgjohen shprehje të tilla; “Ç’më duhet mua!” Një roje në një objekt të rëndësisë të veçantë më tregonte:- Një makinë parkoi para derës. S’kisha rrugë tjetër e njoftova policinë. Në fakt pas disa minuta erdhën. Ja shpjegova rastin, por kur panë targat e huaja, më thanë, s’kemi ç’ti bëjmë!! Demokracia është Diktaturë në ligj. Thuhet që, forca krijon të drejtën. Me kalimin e viteve ajo bëhet kulturë. Ne kemi 32-vjet, s’i s’u kthye kjo forcë në kulturë…..? 

     Evdal   Nuri

 

 

 

 

Krimi.

 

 

 

Armet .