Torta e rindërtimit që u përdor për zgjedhjet ngre banorët e Durrësit në protestë, 3 vjet pas tërmetit ende zvarriten punimet

150
Sigal

 

Gati 3 vjet nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, Durrësi ende nuk i është rikthyer normalitetit. Familje të tëra nuk kanë hyrë në shtëpitë e tyre për shkak të zvarritjes së punimeve.

Procesi i rindërtimit është kritikuar për mungesë transparence si dhe problematika të shumta të shfaqura gjatë zbatimit, të cilat KLSH i ka përmbledhur në audit të veçantë, por edhe nga institucione ndërkombëtare. Dëmet e tërmetit sipas një vlerësimi të bërë nga studimi i hartuar me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian dëmi llogaritej në 985 milionë euro. Në total, efekti i fatkeqësisë vlerësohej sa 6.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto(PBB), ndërsa në humbje 1.1% e PBB, çka në total e çon shifrën 7.5% e PBB.

Torta e rindërtimit

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë të paktën 130 milionë euro më shumë për interesat e borxhit që shteti ka marrë për rindërtimin. Ministria e Rindërtimit dhe ajo e Financave nuk morën kreditë e buta që i ofruan donatorët në Konferencën e Brukselit. Interesat e këtyre kredive nuk i kalonin 2% dhe kostoja në buxhet për to nuk do të ishte më shumë se 60 milionë euro. Duke zgjedhur formën e bonove të thesarit dhe eurobondit, qytetarët do të paguajnë për rindërtimin 190 milionë euro interesa, 130 milionë më shumë.

Si u përdorën nga pushteti asetet publike për zgjedhje

Përdorimi i fondeve publike, parave të tërmetit apo lekët nën dorë, ishin disa nga ‘armët’ që ‘rilindja’ përdori në zgjedhjet e 25 prillit për të blerë votat e shqiptarëve. Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) i ka dërgonte një letër Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, ku i përmbledh të gjitha abuzimet e bëra me fondet publike para periudhës zgjedhore. Në konkulizionet e AIS rezulton, se vetëm 1 javë para zgjedhjeve, qeveria qendrore i ka kaluar pa as një akt normativ Bashkisë së Durrësit, në mënyrë abuzive, fondin prej 926 449 664 lekë, me qëllim pagesën për banorët e prekur nga tërmeti, ndërkohë, që nuk ka patur asnjë verifikim statusi, duke ngritur dyshime të forta se paratë janë shpërndarë për qëllime të pastra elektorale.