Engjëll Musai
Drejtor i Telegraf
Në prag të festave ë fundvitit, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), organizoi takimin me gazetarët dhe përfaqsuesit e mediave në Shqipëri. Përfaqsuesit më te lartë të sistemit banker shqiptar, Kryetari i Bordit Mbikqyres, njekohesisht President i AAB, Bledar Shella dhe Sekretari i Pergjithshem Prof. Spiro Brumbulli uruan mirseardhjen dhe vlersuan takimin me gazetarët, si një nga mënyrat më të mira në interest ë medias, informimit të publikut dhe shërbimeve që ofrojnë bankat shqiptare.

Presidenti i AAB z. Shela, bëri një analizë, ku mes të tjerave deklaroi realizimin e pritshmërive të bankave në Shqipëri për 2025-ën, rritjen e cilsisë, shërbimeve të reja të futura nëpërmjet projekteve dhe platformave të dixhitalizimit, por mbi të gjitha sigurinë e sistemit banker shqiptar nga mbrojtja e sulmeve kibernetike, si dhe rritjen e shërbimeve, depozitave, uljes së normave të interest etj. Kreu i Bordit Mbikqyrës të AAB, Bledar Shella bëri edhe një parashikim të projekteve për vitin 2026, ku prioritet do të mbeten sfidat në kuadrin e diçitalizimit dhe integrimit sipas parametrave më të mira të BE-së dhe sistemit të përparuar bankar botëror.

Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i AAB, Prof.Spiro Brumbulli e vuri theksin tek mesazhet që transmeton ky takim i fundvitit midis përfaqsuesve të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe medias që mbulon bankat, si dhe sistemin financiar në tërësi. Gjithashtu Prof. Spiro Brumbulli theksoi se Sistemi Bankar në Shqipëri, është sot nga më të sigurtët, dhe kjo falë investimeve të bankave, kordinimit të tyre me njëra tjetrën në kohë reale për çdo shqetësim që krijohet, qoftë edhe tek një bankë e vetme, si dhe mbështetjes të pakufizuar që u ka dhënë Banka e Shqipërisë dhe personalisht Guvernatori i saj Gent Sejko.
Gjithashtu Presidenti i AAB, Bledar Shella dhe Sekretari Përgjithshëm Prof. Spiro Brumbulli, në emër të të gjitha bankave, sugjeruan që për c’do informacion që marrin gazetarët për problemet apo shqetësimet e klientëve në raport me shërbimin e bankave, do të jenë të lutur që të komunikojnë drejtpërdrejtë më të dy zyrtarët e lartë apo drejtuesit e bankave përkatëse, në mënyrë që çdo iformacion të këtë dy burime të sigurta, përpara se të bëhet lajm. Kjo do i shërbejë edhe bankave, edhe vlerave që media ka si partner i besuar ndërmjet shërbimeve bankare dhe qytetarëve. Në fund të takimit, bashkë me trokitjen e gotave, gazetarët falenderuan përfaqsuesit më të lartë të bankave, me urimin që viti 2026 të jetë sa më i shëndoshë financiarisht në interes të bankave shqiptare, ekonomisë, financave dhe shoqërisë shqiptare në tërësi.





















