Aranita Brahaj: Mashtrimi 4 milionë euro, krim kibernetik a mashtrim i mundësuar nga institucionet

301
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Në QKB, në 2 vjet, 4 shtetas shqiptarë dhe të huaj, dublikuan me prapashtesa teknike mbi 23 emra të famshëm biznesi.Prokuroria a po heton një mosveprim nga Institucioni? Dje u prezantua një nga operacionet më të bukura të Prokurorisë së Tiranës pas një dëmi ekonomik prej 4 milionë eurosh, dëm që mund të ishte shmangur nëse punonjësit e QKB-së verifikojnë detajet e emrave në regjistrim. Ose nëse SHIK nuhat pak më me kujdes rutinën e regjistrit të biznesit me kapital të huaj.

Policia nuk e tha se si filloi hetimi, por nëse dëmi ka shkuar 4 milionë euro, me siguri një biznes i dëmtuar do ketë bërë një kallëzim.Prokuroria e Tiranës bën shumë mirë që heton dhe komunikon, por mashtrimi nuk është bërë vetëm me aksesim të dhënash sensitive (mashtrim kibernetik). Mashtrimi është bërë me regjistrim biznesesh me emra biznesesh vendase, dhe këtu një pjesë e mosveprimit është edhe tek institucioni që regjistron duke mbrojtur të drejtën e emrin, markës, brandit nga dublimi me prapashtesë terminologjike LIMITED.