Homazhe në nder të Imzot Luçjan Avgustinit

428
Është mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës, mesha e fundit në nderim të Imzot Luçjan Avgustinit, Ipeshkvit të Dioqezës së Sapës, i cili ndërroi jetë mesditën e së dielës. Të pranishëm në atë që njihet si “Mesha e Salikimit” ishin përfaqësues të të gjithë komuniteteve fetare në vend, si dhe presidenti Bujar Nishani, ministri Blendi Klosi, kreu i opozitës Lulzim Basha, si dhe një numër i madh personalitetesh të tjerë. Ata vlerësuan kontributin e Imzot Luçjan Avgustinit në ringritjen e Kishës Katolike në Shqipëri, si dhe në përkushtimin e tij ndaj personave në nevojë apo me aftësi të kufizuara. Pas meshës, trupi i Imzot Luçjan Avgustinit është vendosur në Kriptën e Katedrales, një vend i përcaktuar nga Kisha Katolike ku prehen të gjithë drejtuesit më të lartë të Kishës.
Sigal