I zhdukur prej 2 ditësh, i riu humbet pa gjurmë

538
Sigal

Një shtetas shqiptar rezulton i zhdukur prej 48 orësh.

Bëhet fjalë për Arjan Berberin.

Ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Të afërmit e Arjanit kanë vënë në dijeni policinë në lidhje me largimin e tij nga banesa.

Personi rezulton të jetë i sëmurë dhe banon në pallatin Vishnjë në rrugën  “Pelivan Leskaj”, lagja “Pavarësia” Skelë Vlorë-  shkruan një i afërmi i tij.

Në momentin që ka dalë nga shtëpia, Arjan Berberi ka pasur të veshur një xhup të zi dhe atlete.