Sigal

Bernard Zotaj, Kryetari i degës së Tiranës të shoqatës “Labëria”

Labët, të gjendur në anën më pozitive të kohës

Në misioni historik të çdo anëtari të Shoqatës “Labëria”, i përcaktuar në statut është “Të njohë, të mbajë të gjallë dhe të propagandojë kulturën, arsimin, traditat dhe zakonet, folklorin, ndjenjën e atdhetarizmit dhe të luftërave për liri e pavarësi të labëve”. Dega e Tiranës së bashku me shtatë nëndegët e saj, në këtë periudhë është gjendur në anën më pozitive të kohës me aktivistë dhe veprimtarët, për të sensibilizuar opinionin lab në Tiranë për njohjen, promovim, mbështetje dhe zhvillimin e traditave atdhetare dhe kulturore me veprimtari të vijueshme. Në vijimësi janë organizuar takime me intelektualë të njohur e të dalluar lab nga fusha të ndryshme, të cilët me begraundin e tyre kanë pasuruar historinë e kulturën e Labërisë, duke krijuar hapësira komunikimi e bashkëpunimi me institucione, me personalitete dhe me dashamirës të shumtë të Labërisë. Një nga detyrat më kryesore të degës ka qenë hulumtimi dhe evidentimi i datave e ngjarjeve kryesore të para, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, që kanë zënë vend në historinë e Labërisë dhe të vendit, si dhe përkujtimi i tyre. Nëpërmjet këtyre veprimtarive, kemi synuar në promovimin e vlerave të labit dhe të anëtarëve të shoqatës. Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar festimit të ditëlindjeve të figurave të shoqatës për degën Tiranë, si të veprimtarëve: Avdul Alikaj, Xhemil Çela, Servet Tartari, Rexhep Alimemaj, Bashkim Qeli, Hasan Hoxha, Asllan Zemani etj. Anëtarë të Degës së Tiranë kanë marrë pjesë në të gjitha veprimtarit që ka organizuar Shoqata “Labëria”. Për punë të mirë dhe pjesëmarrje janë dalluar nëndegët Kombinat, Rruga e Elbasanit, Kinostudio dhe Njësia Administrative nr. 3.

 

Vendi dhe roli i gazetës “Labëria”

Vëmendje i është kushtuar gazetës “Labëria” si organ zëdhënës i Shoqatës “Labëria”, duke bërë shkrime me probleme aktuale dhe që na shqetësojnë, për ta bërë sa më tërheqës këtë organ të propagandimit të Labërisë. Që gazeta të bëhet më e dashur jo vetëm për lexuesin lab por edhe më gjerë, këto mundësi i kemi. Nga dega shkrime të vijueshme në gazetë kanë bërë Bashkim Qeli, Zaho Golemi, Rexhep Alimema, Izet Çulli, Asllan Zemani, Besnik Gjonbrati etj. Kryeredaktori Albert Zholi ka mundur dhe ka punuar që si gazetar i përkushtuar, energjik dhe me vizion për shkrimet dhe botimet, ka bërë që gazetën të bëhet sa më të dashur më tërheqëse për lexuesin lab. Është vendi për të falënderuar për përkushtimin të gjithë ata që kanë dhënë kontributin me shkrime për botimin e gazetës Labëria. Në i vlerësojmë dhe ju themi që të mos heqin dorë nga shkrimet në gazetë, e cila sa vjen e po bëhet më e dashur për të gjithë labët kudo që ata jetojnë e banojnë. Falënderime shkojnë dhe për stafin e botues të gazetës “Telegraf”, të cilët janë gjendur pranë dhe kanë bërë të mundur botimin e saj në kohë dhe rregullisht. Falënderojmë kryeredaktorin e përkushtuar të gazetës Albert Xholi, i cili ka dhënë një ndihmesë të madhe në përgatitjen, sistemimin dhe daljen në kohë të kësaj gazete. Gjatë kësaj periudhe është zgjidhur mirë shpërndarja në kohë e gazetës “Labëria” në Tiranë. Në pikat e shpërndarjes si në Rrugën e Elbasanit, në Kombinat, në Kinostudio, në Rrugën “5 maj”, kemi përmirësime të dukshëm. Me daljen e gazetës, menjëherë në këto pika bëhet shpërndarja e saj, duke mbërritur deri tek anëtarët dhe simpatizantët sa më shpejt. Më mirë duhet të organizojmë punën për shkrimet në gazetë, të organizohemi më mirë për t’u abonuar rregullisht dhe të punojmë për të ngritur vlerat labe përpara të gjithë lexuesve lab dhe shqiptarë.

 

Miqtë e Labërisë dhe bashkëpunimi me shoqata

Një drejtim i punës tonë ka qenë dhe mbetet detyrë për të ardhmen organizimi i veprimtarive sensibilizuese e promovuese për dhënien e titujve të nderit si dhe për “Miqtë e Labërisë”, duke përfshirë personalitete nga fusha e artit, kulturës, arsimit e shkencës, fusha e politikës, ushtrisë, pushtetit lokal etj. Miq të :Labërisë: të degës së Tiranës kemi Harallamb Kota, Ajet Nurellari dhe Safet Kuqi. Më mirë duhet të organizojmë punën për veprimtari promovuese e mirënjohëse me personalitete nga fusha e biznesit, e krijimtarisë, e propaganduesve të vlerave të Labërisë, kudo qofshin dhe ndodhen në çdo vend të Shqipërisë dhe të globit. Vëmendje i kemi kushtuar punës për rritjen e frymës së bashkëpunimit me shoqatat simotra të fshatrave të trevës së Labërisë, mbështetur në statutet e programet përkatëse duke ruajtur pavarësinë dhe vlerat e tyre si me shoqatat “Vëllazërimi kuçiot”, Golëmi, Bolena, Kallarati, Vranishti, Tërbaçi, “Ali Pashë Tepelena”, Luzati, “Ftera Jonë”, Fushëbardha, Rexhini, Velça etj.

Promovim të librave dhe të vlerave të labëve

Dega Tiranë ka organizuar mjaft veprimtari me cilësi të mirë në promovimin e shumë librave nga autorë të ndryshëm labë, si dhe organizimin e përkujtimin e disa përvjetorëve të figurave të shquara të Labërisë, pjesëmarrje në mjaft veprimtari të shoqatave të tjera të organizuara në vend. Kryesia e degës së Tiranë në vijimësi ka organizuar dhe zhvilluar veprimtari të ndryshme që kanë të bëjnë me realizimin e misionit të shoqatës si përkujtime përvjetorë të ngjarjeve historike kulmore të Shqipërisë dhe të Labërisë, promovime të librave me autorë labë, veprimtari me shoqatat si motra të trevës së Labërisë, me Shoqatën e Historianëve Ushtarakë, me Shoqatat e ushtarakëve, me Institutin e Studimeve të Historisë Ushtarake, me Muzeun Historik, me organizatën e Veteranëve dhe të Dëshmorëve të Atdheut dhe qendra të tjera kulturore. E rëndësishme të theksoj është, se dega e Tiranës ka shkruar një libër për Lirim Dedën, me titull “Lirim Deda, poeti i Labërisë”, si dhe ka realizuar historikun e degës nga viti 1991-2016, në 25-vjetorin e krijimit të saj. Për punë të kujdesshme respekt meriton Bashkim Qeli, Servet Tartari, Zaho Golemi etj.

Probleme organizative dhe statuti

Gjatë kësaj periudhe vëmendjen e kemi përqendruar në problemet organizative të nëndegëve, evidentimin e anëtarëve të shoqatës dhe pajisjen me kartën e anëtarësimit të shoqatës. Me rëndësi e në vijimësi është punuar dhe vazhdon puna në evidentimin e plotë të anëtarësimit të shoqatës të nëndegëve dhe degës, duke arritur deri-diku dhe me curriculum të shkurtër për çdo anëtarë. Kryesia e Dega shpreh falënderimet më të sinqerta për anëtarët e saj, por më të përkushtuarit e saj që janë Avdyl Alikaj, Birbil Mema, Rexhep Alimemaj, Pajtim Hasani, Xhevat Lluri, Hekuran Rrapaj, Pëllumb Bajrami etj., të cilët i kanë vënë shpatullat degës dhe nëndegëve për ta bërë punën si lab. Në proces jemi dhe në punë e sipër për evidentimin e ngjarjeve më kryesore të degës, duke hartuar të plotë historikun e Degës Tiranë, nga themelimi dhe deri më sot. Nga diskutimet e bëra në nëndegët e Degës së Tiranës, nisur nga ndryshimet e bëra vitin e kaluar (Gazeta “Labëria”, Maj 2016) në riorganizimin e organeve qendrore të shoqatës, si dhe korrigjimet e reja të ardhura nga degët e shoqatës dhe të njoftuara në gazetën “Labëria” të muajit shtator 2018, u shfaqën mendime e propozime të ndryshme. U theksua se mbështetur në Statutin e shoqatës e me ndryshimet e fundit të miratuara në Kuvendin e Katërt (mbajtur në Kuç), ndryshimet statutore janë kompetencë vetëm e organit më të lartë statutor, Kuvendit. Më mirë duhet të punojë në drejtim të zgjerimit të nëndegëve të reja, për të cilat flasim vazhdimisht, por mungon puna konkrete dhe takimet me njerëzit e thjeshtë lab. Vëmendje duhet t’i kushtojmë anëtarësimit me të rinj, sidomos me bij dhe bij lab që punojnë dhe militojmë në Tiranë.