Maskat: Oligarkët, 45 miliard lekë fitime vetëm në 1 muaj

308
Sigal

Ekspertët e shëndetsisë Dashi, Koni dhe Pipero: Mbajtja kudo  dhe e detyrueshme e maskave është “ Diktaturë Sanitare”, e palogjikshme dhe pa asnji vlerë për parandalimin e Covid-19. Ndërkohë që në Itali nisin protestat kundër maskave në Shqipëri fillojnë gjobat dhe dhuna policore. Për 6 muaj, klientët e “Rilindjes” do të fitojnë nga maskat 270 miliard lekë, kurse për zyrtarët e shtetit vetëm për 3 muaj do tenderohen nga taksat e popullit 22 miliard lekë për maska dhe dezifektatnt

 

Engjëll Musai 

Drejtor i “Telegraf”

 

Loja me kungulleshka e kryeministrit Rama nji herë për mos mbajtjen e maskave, pastaj për mbajtjen e tyre, më vonë ai dilte si eksperti i fushës epidemiologjike se maskat nuk ndikojnë tek shtimi i rasteve me kovid , por duhet karantinë dhe blinda me mitralozë, dhe tani së fundmi na del përsëri me teorinë se  maskat duhen mbajtur, madje për këtë policia e shtetit do angazhohet me të gjithë arsenalin e saj dhe me gjoba, për këdo që nuk respekton urdhërin e “padrinos së kovidit” . Keqmenaxhimi i kësaj pandemie dhe përgjegjësia morale, ligjore dhe kombëtare duhet të jetë pjesë e hetimit të organeve të specializuara dhe ekspertëve të fushës, sapo ky regjim  të bjerë nga pushteti. Por sot po analizojmë biznesin e fuqishëm që “Rilindja” e Ramës kërkon të ndërtojë duke mbushur xhepat dhe arkat e kompanive oligarkë. Gjatë kohës së pandemisë shqiptarët ishin pa asnjë qindarkë në xhep, por Rama urdhëronte dhe gjobiste qytetarët, ndërkohë që administratës dhe deputetëve u vinte në dispozicion për veten dhe familjarët miliona nga paratë e taksapaguesve për maska, doreza dhe dezifektant. Dhe tashmë ne kemi ardhur pikërisht në një situatë ku njerëzit janë të ndërgjegjësuar dhe se mbajtja e maskave duhet të jetë e përdorshme në të gjitha vendet ku ka grumbullime, në lokale, në supermarkete, në shkolla etj. Por të detyrosh 2. 8 milionë shqiptarë  të pajisen me maska, për të përfituar edhe në kohën e “kolerës”,  ky është një veprim kriminal dhe banditesk i një njeriu të papërgjegjshëm dhe që nesër do të japë llogari deri më një. Si ka mundësi që në disa vende ku në krye të qeverisë sundojnë njerëzit e Soros, kërkohet vendosja e maskave me dhunë ?! Qëllimi është i vetëm, një: Të grabisin sa më shumë së bashku me oligarkët dhe të varfërojnë popullin. E nëse kjo nuk është e vërtetë, atëherë qeveria ti japë falas për çdo pjestar familjeje për 1 muaj rresht. Por sa është vlera që fitojnë oligarkët e qeverisë për 1 muaj vendosje maskash:

Në Shqipëri banojnë 2.8 milionë shqiptarë. Nga të cilët rreth 600 mijë janë nxënës, maturantë dhe  studentë.  Rreth 640 mijë janë pensionistë dhe invalidë,  200 mijë janë fëmijë deri në moshën 5 vjeç dhe pjesa tjetër rreth 1.3 milionë, janë nga mosha 18 deri 65 vjeç. Nëse përjashtojmë rreth 200 mijë fëmijë dhe rreth 100 mijë pensionistë që nuk kanë mundësi fizike të dalin jashtë banesës, shuma e maskave që duhen për 1 ditë duhet të jetë 2 milion e 500 mijë copë. Po të llogarisim që 1 maskë shitet me 0.5 cent copa, atëherë vlera që oligarkët përfitojnë do të jetë në shifrat e 1 milion e 250 mijë eurove në ditë. E nëse kjo shumë do të përllogaritet për 30 ditë, shuma totale për 1 muaj është 40 milionë euro ose 45 miliardë lekë vetëm për 1 muaj. Nëse dikush thotë se mjafton vetëm 1 maskë atëherë, më mirë të mos mbahen pasi ekspertët e llogarisin si shumë të dëmshme dhe me rrezik nëse mban një maskë të përdorur, ndaj sipas tyre më mirë mos vendosni maskë, sesa të përdorni të njëjtën maskë. Ja pra pse Rama kërkon të vendosen  maskat me çdo kusht, pasi për 3 muaj  fitimet e oligarkëve do të arrijnë në gati 135 miliardë lekë ose 120 milionë euro. Por synimi i Ramës, është ta mbajë këtë situatë deri në mars të  2021 dhe kjo bën që shuma totale do të arrijë në 240 milionë euro ose rreth 300 miliardë lekë. Dhe që të hedhim poshtë të gjitha këto që janë analizuar më sipër, qeveria Rama le t’ua japë shqiptarëve maskat falas, duke i paguar nga fondi i Sigurimeve Shëndetësore,  pasi është detyrim i shtetit për t’i paguar dhe rimbursuar maskat,  si pjesë e parandalimit dhe mbrojtjes së qytetarëve nga sëmundjet dhe virozat.