Dua Lipa shënon suksesin e radhës me projektin e ri

246
Sigal

Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Dua Lipën. Pas publikimit të albumit “Future Nostalgia”, artistja shqiptare solli disa muaj më vonë versionin remix të tij që rezultoi mjaft i suksesshëm. Së fundmi, Dua publikoi versionin e ri të “Levitating”, që e bëri bashkë me reperin DaBaby.

Ndërkohë, ndërsa kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi, Dua ka arritur suksesin e parë me këtë projekt, duke gjeneruar më shumë se 10 milion klikime në Youtube. Përmes një postimi në rrjete sociale, ylli i hitit “New Rules” ka falenderuar fansat për mbështetjen, ndërsa shprehet e lumtur që ka bashkëpunuar me DaBaby.

“DaBaby dua të të falenderoj shumë që zëri jot ishte pjesë. Ishte një kënaqësi të të njihja dhe të punoja me ty!! Kam shumë dashuri për ju dhe ekipin tuaj, dhe kurrë nuk do ta harroj se sa punëtorë dhe të sjellshëm kemi qenë në set.”, ka shkruar ndër të tjera Dua Lipa