Komuniteti shkencor dhe universitar i vendit duhet të ngrihet më këmbë!

513
Sigal

Fantazma e diktaturës po troket te porta maskuar si deputetja Eglantina Gjermeni!

Akademik Artan Fuga

 

Analizë denoncuese për zhvillimet reja skandalizuese për ligjin për kërkimin shkencor e arsimin e lartë, dje në Kuvend!

Nesër ora 14°°

Pas uzurpimit të Akademisë së Shkencave nga ushtarakët po del se fshihet diktatura mbi universitetet dhe agjencitë shkencore, mbi idetë dhe rezultatet shkencore.

Neni 55 po rilind!

Po na sfidojnë duke na hequr të gjitha liritë dhe, së pari, lirinë për të menduar!

A ka më profesorë në Shqipëri apo kanë vdekur të gjithë, prandaj nuk flasin!
A ka më pedagogë në Shqipëri apo të gjithë duan të bëhen borije e urdhërit politik!

BQ001053

Po na sfidojne duke na hequr lirinë!

A ka më rektorë apo janë bërë të gjithë zëvendësa adminstratorësh, pra nëntogerë!
A ka më senate shkencore apo janë bërë të gjitthë shurdh memeca!
A ka më doktorë dhe doktorantë apo janë bërë të gjithë pula të ngordhura!

Diktaturën e ideve e keni te porta! Nesër mos thoni për alibri: Nuk e dinim!

A ka më diplomatë europianë dhe perëndimorë në Tiranë?!

Komuniteti shkencor i vendit duhet të ngrihet në këmbë sa nuk është vonë kundër planeve djallëzore të kazermimit të mendimit dhe ideve!